Sassoli: BE do t’i përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor në mekanizmat e veta në luftën kundër Covid-19
Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli në përgjigjen në letrën e kryetarëve të Parlamenteve të vendeve nga Ballkani Perëndimor, thekson se Bashkimi Evropian është duke kërkuar mënyra se si t’i kyç vendet e Ballkanit Perëndimor në mekanizmat e veta për ballafaqim me pandeminë me KOVID-19.
“Si kryetar i Parlamentit Evropian, ju siguroj në mbështetjen time të plotë për gjetjen e zgjidhjeve më të mira që të mbroheni nga pasojat negative nga kjo krizë”, thekson në përgjigje Sasoli.
Kryetarët e Parlamenteve të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, të Shqipërisë Gramoz Ruçi, Dhomës Përfaqësuese të Asamblesë Parlamentare të BeH, Denis Zvizdiq, Dhomës popullore të Asamblesë Parlamentare të BeH, Dragan Çoviq, Kosovës, Vjosa Osmani, Malit të Zi, Ivan Brajoviq dhe Serbisë, Maja Gojkoviq më 25 mars dërguan apel për ndihmë në Ballkanin Perëndimor në luftën kundër pandemisë me COVID- 19 deri tek kryetari i PE-së, David Sasoli dhe kryetarja e KE-së, Ursula von der Lejen.
“Jemi duke jetuar në kohë sfide të pa precedentë, të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Problemet globale nuk mund të kenë vendime kombëtare dhe në shumë mënyra, kjo pandemi e Koronavirusit është test për solidaritetin tonë evropian. Institucionet e BE-së bënë mirë dhe e prezentuan një front unitar në propozimin e zgjidhjeve evropiane – zgjidhje të bazuara në solidaritet dhe të cilat synojnë që të mos i lënë pas vetes vendet më të prekura”, shkruan Sasoli në përgjigje.
Ballkani Perëndimor, thekson ai, është pjesë e familjes tonë evropiane dhe përcaktimi i tyre evropian është i sigurt.
“Prandaj, plotësisht pajtohem kur thoni se të gjitha masat e ndërmarra në nivel evropian duhet t’i përfshijnë vendet dhe më së paku të mos shkaktojnë pasoja negative mbi angazhimet tona për t’u përballur me pandeminë COVID. Ju siguroj se BE tashmë është duke kërkuar mënyra për ta përfshirë rajonin tuaj në mekanizmat e veta për përgjigje. Si kryetar i Parlamentit Evropian, ju siguroj në mbështetjen time të plotë për gjetjen e zgjidhjeve më të mira që të mbroheni prej pasojave negative të kësaj krize”, thekson Sasoli.
Miqtë e mirë e dëshmojnë dashurinë e tyre në fatkeqësi dhe jo vetëm në gëzim, shkruan kryetari i PE-së, duke potencuar se është kohë solidariteti dhe se rajoni ynë duhet të përfshihet.
“Nëse jemi të bashkuar, mund të dalim më të fuqishëm nga kriza”, thekson në përgjigje Sasoli.
Në letrën që ia drejtuan Sasolit dhe kryetares së KE-së, Ursula von der Lejen, kryetarët e parlamenteve kërkojnë mbështetje që vendet e Ballkanit Perëndimor të përjashtohen nga vendimi për restreksionin e eksportit të pajisjes mjekësore nga Bashkimi Evropian me qëllim që përmes ndarjes së përvojave dhe furnizimit të pajisjes së domosdoshme dhe aparateve mjekësore, të bëhet pjesë e Përgjigjes së përbashkët evropiane në kontekst të luftës kundër COVID-19.
Ata kërkojnë shqyrtimin e përfshirjes së rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE si dhe skemën e eksportit të autorizuar, mundësimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, nëse është e domosdoshme, të bëhet pjesë e Marrëveshjeve të përbashkëta për furnizime publike për kundërmasa mjekësore dhe që këtu të marrë pjesë në furnizimin e përbashkët të pajisjes mjekësore dhe mbrojtëse në luftën kundër pandemisë me COVID-19 dhe shqyrtimin e mundësisë për leje në rajonin e Ballkanit Perëndimor ta ndryshojë qëllimin e fondeve ekzistuese të Instrumentit për Ndihmë Parainkuadruese (IPA II) për luftë kundër pandemisë COVID_19 si dhe shfrytëzimin e të gjitha fondeve të tjera të cilat janë në dispozicion prej fondeve të ndryshme të BE-së të jenë në dispozicion për këtë qëllim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë