LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Fushë Kosovës apelon qytetarët që të mos dalin pa nevojë

Komuna e Fushë Kosovës apelon qytetarët që të mos dalin pa nevojë

Ali Topalli, zëdhënës i Komunës së Fushë Kosovës ka bërë të ditur se tre rastet e konfirmuara me coronavirus nga kjo komunë janë në gjendje të mirë, ndërsa u bëri apel qytetarëve të mos dalin pa nevojë.

Ai në emisionin Zyra e ankesave në RTV Dukagjini bëri të ditur se në fakt janë dy nga Fushë Kosova, ndërsa familjari i tretë jeton në Prishtinë.


“Sidoqoftë jemi në kontakt të vazhdueshëm, gjendja e tyre është e mirë, janë dy djem të moshës së re, janë të vet-izoluar dhe qëndrojnë nën masa të përkujdesit”, tha ai, raporton Telegrafi.

Topalli po ashtu bëri të ditur se 33 mostrat që janë analizuar nga kjo komunë kanë rezultuar negative.

Zëdhënësi i Fushë Kosovës njoftoi edhe për masat që janë ndërmarrë, si dezinfektimi i rrugëve dhe banesave, pajisja e QKMF-së me mjetet e nevojshme.

Ai po ashtu njoftoi se janë duke furnizuar me pako ushqimore dhe higjienike familjet në nevojë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori