LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora flet për inspirimin e këngës “How to be lonely”: Erdhi pas një ndarje, u ndjeva vetëm

Rita Ora flet për inspirimin e këngës “How to be lonely”: Erdhi pas një ndarje, u ndjeva vetëm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të re, “How to be lonely”.

“Unë u mbulova plotësisht me vezë”, tregon ajo teksa përshkruan një prej skenave më interesante të klipit “How to be lonely”, që e paraqet këngëtaren në një skenë teksa zhgërryhet mbi qindra vezë. “Ishte bukur. Ishte si një trajtim i lëkurës”, thotë ajo.


Rita Ora kritikohet për skenën me vezë në klipin e ri, fansat e quajnë shpenzim të kotë të vezëve në këtë kohë krize ushqimi
Lexo po ashtu Rita Ora kritikohet për skenën me vezë në klipin e ri, fansat e quajnë shpenzim të kotë të vezëve në këtë kohë krize ushqimi

Kënga u kompozua kryesisht nga njeriu i momentit në muzikën britanike, Lewis Capaldi.

Sidoqoftë, në një intervistë të fundit për NME, Rita ka folur gjerë e gjatë rreth projektee të sa jdhe periudhës së vetëizolimit që po kalon.

Hej Rita! Si ndihesh pasi ke publikuar një këngë të re në kushte izolimi?

Ora: Ju jeni fjalë për fjalë personi i parë me të cilin kam folur që nga dalja e videos! Unë jam në një vend shumë të hutuar, të çuditshëm. Jam e ngazëllyer, por në të njëjtën kohë ka edhe shumë gjëra të tjera për t’u shqetësuar. Por është e mahnitshme që njerëzit ta shikojnë këtë video dhe të jenë pjesë e saj.

Na tregoni pak më shumë rreth këngës “How to be lonely”

Ora: Ka të bëjë me momentin kur ju pëlqen të jeni vetëm. Jam në rregull me të qenit vetëm. Unë nuk kam një dëshirë të lumturohem përmes njerëzve të tjerë. Është diçka për të cilën njerëzit nuk flasin vërtet dhe thjesht më preku. Unë mendoj se është edhe një këngë e thyer, sepse edhe unë po kaloja momente vetmie pas një ndarje. Për disa arsye njerëzit janë shumë të interesuar në jetën time personale, kështu që unë vetëm mendova: ‘Mund ta shfrytëzoj më shumë këtë pjesë dhe të këndoj për këtë’”.

Rita Ora (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Si po shkojnë punët për albumin e tretë

Ora: Njerëz nga e gjithë bota po punojnë në studio për albumin tim të ri. Unë kam punuar në këtë për dy vitet e fundit me bashkëpunëtorë edhe jashtë vendit. Kam plane që ky album i tretë të jetë diçka që nuk kam bërë kurrë më parë dhe me të vërtetë dua të eksperimentoj dhe të vihem ballë për ballë me sfidat. Pra, ka autorë këngësh me të cilët nuk kam punuar më herët.

Ju nënshkruani kontratën tuaj të parë në moshën 18 vjeçe. Si ndryshoi industria që nga ajo kohë?

Ora: Kur fillova, ato ishin marrëveshje, dhe pastaj marrëveshje zhvillimi, dhe atëherë ju prisni të shihni se çfarë ndodh. Dallimi me tani është se njerëzit nuk kanë durimin të presin për të parë se çfarë ndodh për shkak të internetit dhe transmetimit. Gjithçka lëviz aq shpejt, sa që nëse nuk e kap valën, atëherë një lloj shansi humb. Është padyshim më shumë presion.

Rita Ora (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Ju u ngritët në këmbë për Bebe Rexhës kur ajo foli kundër ageizmit në industrinë e muzikës. A është kjo çështje afër zemrës suaj?

Ora: Problemi është që pasiguria vihet mbi ju përmes komenteve që keni lexuar ndër vite. Ju filloni të mendoni: ‘Unë nuk jam aq e re sa kam qenë dikur. Unë nuk jam vajza e freskët në skenën që dikur isha’. Mund të them me krenari: ‘Po – unë përdor pamjen time sepse jam shumë e rehatshme në lëkurën time dhe më pëlqen trupi im’, por kjo u jep njerëzve një mundësi për të thënë: ‘Oh, mirë – po plakeni’. Unë qëndroj në këmbë për këto vajza sepse mosha me të vërtetë nuk ka rëndësi – J. Lo pati hitin e saj të parë në të tridhjetat. Dhe burrat nuk do të pyesin: Sa vjeç janë femrat gjatë gjithë kohës! /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Stefania M. D’Alessandro/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Magazina
Bëri valixhen gati dhe kërkoi që ta linte shtëpinë, Erjola Doçi mes lotësh: Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot

Bëri valixhen gati dhe kërkoi që ta linte shtëpinë, Erjola Doçi mes lotësh: Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Publikon pamjet - ministri Çeku tregon se si do të duket Teatri i ri Kombëtar

Publikon pamjet - ministri Çeku tregon se si do të duket Teatri i ri Kombëtar

Magazina
Kalo në kategori