Ministri i Financave dhe Transfereve në detyrë, Besnik Bislimi, ka sqaruar çështjen e Pakos Emergjente Fiskale të Qeverisë për të cilën një pjesë e qytetarëve nuk janë futur në kategorizim si përfitues të kësaj pakoje.
Bislimi i është përgjigjur pyetjes se cila është zgjidhja e ofruar për punëtorët që kanë punuar në baza ditore (ose nuk kanë asnjë familjarë që siguron të ardhura).
“Kjo masë përpiqet të mbulojë atë pjesë të familjeve që burim të vetëm të të ardhurave kanë punët e përkohshme ose angazhimet në punë kujdestarie apo mirëmbajtjeje nëpër familje private. Të gjithë këto familje mund të përfitojnë nga masa e 15 e pakos emergjente të qeverisë (130 euro për tre muajt në vijim), në rast se dokumentojnë që këto të ardhura janë burimi i vetëm i të hyrave të familjes”, ka thotë Bislimi.
Sipas tij, kjo nënkupton që aplikuesit, kur të dorëzojnë certifikatën familjare duhet të dëshmojnë që asnjë anëtarë i tyre nuk është në marrëdhënie të rregulltë pune dhe po ashtu nuk janë pjesë e asnjërës nga skemat sociale e pensionale të sektorit publik.
“Verifikimi bëhet përmes data bazës së administratës tatimore të Kosovës dhe departamentit të Thesarit në Ministrinë e Financave dhe Transfereve.
Është shumë me rëndësi që qytetarët të kuptojnë që deri në publikimin e hapave që duhet të ndërmerren për aplikim (aplikim i thjeshtëzuar dhe nëse teknikisht e mundur do të bëhet online), ata nuk kanë nevojë të ndërmarrin asnjë veprim apo vizitë në institucione për t’u lajmëruar”, ka shkruar Bislimi në Facebook.
Ministri ka sqaruar po ashtu nëse janë të përfshira organizatat joqeveritare si dhe bashkësitë fetare në pakon e masave emergjente.
“Secili punëdhënës i cili ka staf me kontrata pune dhe kalon nëpër vështirësi si rezultat i masave që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës, mund të përfitojë nga masat e pakos emergjente. Kjo vlen edhe për OJQ-të (Organizatat Joqeveritare). Kjo vlen për ato organizata apo bashkësi që kanë përjetuar ulje të të hyrave të tyre si pasojë e kufizimeve të vendosura nga qeveria, POR nuk mund të vlejë për ato OJQ që funksionojnë në bazë të projekteve të financuara nga donatorë, financime këto që nuk janë prekur nga masat apo vendimet e qeverisë”, ka sqaruar Bislmi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova