LAJMI I FUNDIT:

FSSHK, krerëve institucional: Të jemi unik në marrjen e masave, në mënyrë që të menaxhohet situata me COVID-19

FSSHK, krerëve institucional: Të jemi unik në marrjen e masave, në mënyrë që të menaxhohet situata me COVID-19

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës fton të gjithë spektrin politik duke filluar nga Presidenti, Kryetarja e Parlamentit, Kryeministri në detyrë të gjitha partitë politike pozitë dhe opozitë që të jenë unik në marrjen e masave shtrënguese me qëllim të parandalimit të shtrirjes së infeksionit Covid-19 në gjithë vendin.

FSSHK thekson se vetëm duke i respektuar masat mund të menaxhohet situata.


“Jemi të bindur se duke i respektuar këto masa do të mund t’ia dalim që ta menaxhojmë situatën e jo të ndodh ashtu siç po e shohim në shtetet si Itali, Spanjë e në vendet e tjera ku sistemi shëndetësor është para kolapsit mu për shkak se nuk janë marrë masa parandaluese”, thuhet në reagim.