Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka treguar planet e tij pas përfundimit të mandatit si president i Kosovës.
Thaçi ka thënë se pas mandatit si president do t’i kthehet familjes dhe jetës si qytetar jashtë politikës, ndonëse më parë kishte thënë se do të kandidojë përsëri për president të vendit.
“Unë nuk e kam zgjedhur politikën, politika më ka zgjedhur mua. Edhe unë sikur të gjithë liderët aktualë, duke përfshirë edhe presidentin Ibrahim Rugova, jemi produkt i rrethanave të jashtëzakonshme dhe historike që ka kaluar vendi dhe shoqëria jonë – në betejën për liri dhe Pavarësi”, ka thënë presidenti Thaçi, në një intervistë për T7.
“Me arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi dhe njohjen reciproke, mendoj se duhet të kalojë koha e liderëve historikë për një gjeneratë të re – këtu hyjnë liderët që janë për më tepër se dy dekada”.
“Unë mendoj që pas përmbylljes së mandatit t’i kthehem vetvetes dhe familjes. Do të jap kontributin tim gjithmonë për vendin dhe shoqërinë, por si qytetar”.
“Unë e kam menduar gjatë dhe vlerësoj se do t’i kthehem vetvetes. Do të bëj ndonjë punë tjetër jashtë politikës. Jeta është më interesante se sa një orientim”.
Tutje, presidenti tha se largimi nga skena politike është emancipim dhe nuk duhet marrë si traumë.
“Asnjë lider nuk duhet ta marrë largimin nga skena politike si traumë, por as elektorati nuk duhet ta marrë largimin e një lideri si traumë. Përkundrazi, unë mendoj se duhet ta marrë si emancipim njerëzor, qytetar, politik dhe institucional”.
Thaçi, gjithashtu tha se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk ka pasur më ndonjë aspiratë tjetër politike.
“Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, unë nuk kam pasë ndonjë aspiratë politike. Jam shumë mirënjohës qytetarëve dhe i përulem për fitoret e shumta – në nivel lokal dhe nacional”, tha presidenti Thaçi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MSH: Regjistrimi i numrit të telefonit të pacientëve në sistemin “Termini Im” është me karakter informues

I penduari i drejtësisë përplaset me ish-shokët në gjyq: Më ofruat 700 mijë euro të ndryshoja dëshminë

Filipçe: Deficiti buxhetor është rekord prej 7.8 miliardë denarë

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe