LAJMI I FUNDIT:

Vaksina 100 vjeçare testohet si armë kundër Covid-19

Vaksina 100 vjeçare testohet si armë kundër Covid-19

Në Australi, po testohet një vaksinë kundër tuberkulozit dhe të shihet nëse mund të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes së trupit kundër coronavirusit.

Në Melburn, Australi, janë duke u bërë teste për të përcaktuar nëse një vaksinë 100-vjeçare kundër tuberkulozit, gjithashtu mund të mbrojë kundër infeksioneve të rënda të coronavirusit, raporton agjencia e lajmeve Bloomberg.


Bacillus Calmette-Guerin (BCG) nuk përdoret vetëm si një vaksinë kundër tuberkulozit në shumë vende të botës, por gjithashtu konsiderohet një imunoterapi për kancerin e hershëm të fshikëzës dhe kjo duket se forcon gjithashtu sistemin imunitar të trupit, transmeton Telegrafi.

Është e rëndësishme të dini nëse vaksina BCG mund të përdoret gjithashtu, nëse administrohet paraprakisht, për të lehtësuar sëmundjen tek njerëzit e infektuar me coronavirus.

“BCG mund të forcojë sistemin imunitar në mënyrë që të jetë më mirë në gjendje të mbrohet kundër një sërë infeksionesh të ndryshme”, tha Nigel Curtis nga Instituti i Kërkimeve për Fëmijët Murdoch në Melbourne, i cili drejton këtë testim.

Punonjësit e spitalit që janë bërë vullnetarë për studimin gjashtëmujor do të vaksinohen me BCG duke filluar nga e hëna. Një total prej 4,000 punonjësve të kujdesit shëndetësor në Australi po marrin pjesë në studim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori