LAJMI I FUNDIT:

Greqia kalon ligjin, miliona euro ndihmë për mediat – kush është në shtëpi, pagë 800 euro

Greqia kalon ligjin, miliona euro ndihmë për mediat – kush është në shtëpi, pagë 800 euro

Qeveria greke ka gati hapat konkrete për të ndihmuar mediat e vendit me një plan konkret. Lajmi konfirmohet nga sekretariati i shtypit pranë qeverisë.

Burime pranë këtij sekretariati, i thanë Top Channel se me projektligjin urgjent që kaloi në parlament, qeveria e Mitsotakis, vendosi të anulojë këstin e dytë të licencimit, prej 3.5 milionë euro për televizionet kombëtarë Skai, Antena, Open, Star, Alfa dhe Mega ,duke siguruar një paketë jetike ndihme prej 21 milionë euroshe për këtë sektor, ndërsa një tjetër paketë prej 11 milionë eurosh reklame shtetërore, u sigurua prej qeverisë, po për këtë grup televizionesh, duke shpëtuar kështu nga kolapsi, mediat kryesore televizive ne vend.

Së shpejti do të jetë gati edhe drafti mbështetës i gazetave, radiove informative dhe mediave online, për të cilat nuk është dhënë ende shuma e subvencionit shtetëror.


Kjo paketë mbështetëse, parashikon edhe detyrimin e punëdhënësve për të ruajtur vendet e punës në këto media, ndërkohë që të gjithë punonjësit e këtij sektori, që kanë qenë në marrëdhënie pune deri më datën 1 mars, do të përfitojnë pagën prej 800 euro, e cila do të jepet për të gjithë punonjësit e sektorit privat qe preket nga CoVid 19.

Ndërsa stafi teknik dhe gazetarët e terrenit,të cilët janë në marrëdhënie pune të pandërprerë dhe vazhdojnë raportimet e tyre në terren, do të paguhen normalisht prej punëdhënësve të tyre.

Qeveria greke gjatë këtyre ditëve njoftoi masa mbështetëse prej gati 10 miliardë euro për gjithë sektorët ekonomikë të vendit, ndërkohë që kjo paketë do të përmirësohet në vazhdimësi me ndërhyrje përmirësuese, me qëllim mbrojtjen e biznesit vendas nga falimentimi.

Masat mbështetëse, por edhe ato parandaluese që qeveria ka marrë, gjejnë dakortësinë e 85% të opinionit, ndërsa të gjitha sondazhet në vend, vlerësojnë maksimalisht qeverinë konservatore të Qiriakos Mitsotakis. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori