LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Nuk ka menaxhim të mirë të situatës, po testohen VIP-at pa pasur simptoma

Berisha: Nuk ka menaxhim të mirë të situatës, po testohen VIP-at pa pasur simptoma

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19.

Berisha ka pohuar se po bëhen testime të panevojshme, duke përmendur kështu VIP-at, transmeton Telegrafi.


“A jemi duke luftuar si dhe sa duhet Pandeminë? A mos jemi duke rënë viktimë e analistëve të komprometuar dhe ushtrisë virtuale që kjo Qeveri e ka krijuar e të cilët lavdërojnë punën e një Ministrie, pa qenë në gjendje të numërojmë as edhe vetëm një veprim efikas të saj. E vërteta është se deri më tash janë hetuar vetëm 1 mijë 175 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2. Nga këto mostra të marra për testim, gjithsejtë 108 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Ekziston frika e bazuar se shumë pak mostra janë testuar. Në mesin e 1 mijë e 175 mostrave shumë testime kanë qenë të panevojshme dhe u janë bërë VIP-ave pa simptoma”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Deputeti po ashtu ka thënë se “është pakuptueshme dhe e pa justifikueshme se si i tërë kabineti i qeverisë Kurti u testua pa pikë nevoje dhe pa asnjë simptomë”.

“Populli i Kosovës është populli më i izoluar në Evropë dhe vendi që vizitohet pak nga të tjerët. Ndoshta kjo është edhe e mira jonë në këtë pandemi! E potencojë, respekt për personelin mjekësorë, emergjencat, policinë, zjarrëfikësit, gazetarët e terrenit dhe të gjitha shërbimet në detyrë dhe përballje! Politika nuk duhet të merr meritat e tyre e ti prezantojë si produkt i kabineteve të tyre”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori