LAJMI I FUNDIT:

Sot merret vendimi për rastin “Transportuesi”

Sot merret vendimi për rastin “Transportuesi”

Në Gjykatën themelore penale Shkup sot duhet të kumtohet aktgjykimi për lëndën “Transportuesi”, në të cilën të akuzuar janë ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski dhe rreth 20 persona të tjerë.

Të akuzuarit ndiqen për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të fëmijëve në Manastir, me çka është bërë keqpërdorim i rreth 360.000 eurove.


Lënda u hap nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, ndërkaq e udhëhoqi gjykatësja Dobrilla Kacarska./Telegrafi/