LAJMI I FUNDIT:

Muhamet Sejdiu: Pesë persona jemi shëruar nga coronavirusi, sot presim të dalim nga Klinika Infektive

Muhamet Sejdiu: Pesë persona jemi shëruar nga coronavirusi, sot presim të dalim nga Klinika Infektive

Këngëtari i njohur kosovar Muhamet Sejdiu, ka deklaruar në mesnatë, se ai së bashku me bashkëshorten e tij dhe tre presona të tjerë, në mesin e të cilëve edhe pacienti i parë i diagnostifikuar me COVID 19 në Kosovë, 77 vjeçari nga qyteti i Vitisë, mesditën e sotme pritet të lënë Klinikën Infektive të QKUK-së, të shëruar plotësisht nga coronavirusi.

“Në mbrëmjen e vonshme ne kemi marrë rezultatin e të gjitha procedurave mjekësore, testin që rezultoi negativ, fotografimet e mushkërive dhe disa kotrolle tjera që kryhen sipas protokoleve të OBSH-së këtu në Kosovë. Çdo gjë është në rregull. Deri në mesditë e presim edhe testin e dytë, që për mendimin tim, është më shumë formal dhe i kthehemi jetës, duke mbajtur masat e kujdesit sikur çdo qytetarë tjetër, që nuk është i prekur. Kaloi edhe kjo”, deklaroi Muhamet Sejdiu për ‘RADIO 1’.

Tutje Sejdiu ka falënderuar stafin mjekësorë të Klinikës Infektive të QKUK-së dhe ka uruar shërim për të gjithë të prekurit.


“Urojë shërim edhe për ata që mbetën këtu dhe që mund të vijnë. Besoi fort se e gjithë popullatat duhet njdkeur këshillat e mjekëve, në mënyrë që tja dalim sa më lehtë dhe sa më shpejt. Sa për vete, falënderoj Zotin dhe ju kam thënë, që edhe para 5 ditëve isha gati për dasma, (hahaha). Një gjendje gripoze që po kalon, por një gjendje nga e cila duhet të ruhemi dhe mos të biem në grackën e saj”, shtoi Sejdiu. /Radio 1/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Drejtësi
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Lajme
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?

Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?

Shëndetësi
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Lajme
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Lajme
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Kalo në kategori