LAJMI I FUNDIT:

“Më duket si tokë kultivuese për urrejtje”, Dua Lipa largohet nga Twitter për shkak të shëndetit mendor

“Më duket si tokë kultivuese për urrejtje”, Dua Lipa largohet nga Twitter për shkak të shëndetit mendor
Dua Lipa (Foto: Instagram)

Prania e këngëtares 24-vjeçare në platformë është e kufizuar në postime nga ekipi i saj menaxhues sepse ajo u largua pasi ndjeu se ishte ‘e padrejtë’ dhe po njollosë krenarinë për arritjet e saj në karrierë.

“Kritika në internet mund të bëjë që të ndjehesh sikur nuk je i mirë aq sa duhet, kështu që unë isha nervoze”, ka thënë ajo.

“[Twitter] më duket si tokë kultivuese për urrejtje dhe më ndaloi të isha krenare për arritjet e mia”, vazhdon më tutje Lipa.


https://www.instagram.com/p/B-RyiOTB8eR/

“Në vend që të ndjeja diçka të mahnitshme, kjo më bëri të ndjeja se nuk ia vlen”.

“Por, ne duhet të mbrojmë shëndetin tonë mendor. Unë uroj që kompanitë e mediave sociale mund ta bëjnë atë një hapësirë më të sigurt. Është bërë thjesht e padrejtë”.

Ylli i hitit “New Rules” tha se edhe fansat e saj duhet të bëjnë pak pauzë nga rrjetet sociale.

“Ndoshta ata duhet të bëjnë një hap prapa nga rrjetet sociale. Edhe kur nuk ishte në kulmin e negativitetit, këshillat e mia për fansat që ndjejnë ankth ishin të bënin një hap prapa. Këtë po bëj për vete”.

https://www.instagram.com/p/B-XABFohDTF/

Dua përjetoi një reagim të mediave sociale në fillim të këtij viti kur hashtag #dualipaisoverparty u shfaq pasi ajo ishte fotografuar duke vizituar një klub striptizmi në janar.

Por, këngëtarja e cila asnjëherë nuk u deklarua pas publikimit të këtyre fotografive – nuk pranon të flasë rreth asaj që bën.

“E dini, artistët janë njerëz dhe ne mësojmë nga gabimet dhe kërkojmë falje. Por, gjithashtu, nëse qëndroj pranë veprimeve të mia, thjesht nuk do të komentoj”.

“Unë kurrë nuk bëj asgjë të poshtër ose degraduese. Gjithçka ka një qëllim të mirë, dhe nëse gjërat merren në një mënyrë të gabuar, unë do të kërkoj falje. Por unë nuk mund ta jetoj jetën time duke u frikësuar në rast se dikush përpiqet të më anulojë për diçka pa kuptim”, ka thënë mes tjerash Dua në intervistën e saj për Sunday Times. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B-Ng67QBSdT/

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Magazina
Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Magazina
Çfarë nuk u pa nga spektakli i Big Brother VIP - Laerti ofendoi rëndë Gjestin?

Çfarë nuk u pa nga spektakli i Big Brother VIP - Laerti ofendoi rëndë Gjestin?

Magazina
Pasi doli nga Big Brother, Gjesti me ironi e thërret në dhomën e gjumit: Amber, ku është Amberi

Pasi doli nga Big Brother, Gjesti me ironi e thërret në dhomën e gjumit: Amber, ku është Amberi

Magazina
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit

Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit

Magazina
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani

Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani

Magazina
Kalo në kategori