Ventilatori i ofron mundësi më të mëdha pacientëve, për të mbijetuar me efektet më të këqija të coronavirusit.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një ventilator merr përsipër procesin e frymëmarrjes, kur sëmundja ka dëmtuar mushkëritë e pacientit.
Në këtë mënyrë pajisja i jep kohë pacientit të luftojë infeksionin dhe të shërohet.
Mirëpo ekzistojnë lloje të ndryshme të ventilimit mjekësor.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), rreth 80% e njerëzve me Covid-19, shërohen pa pasur nevojë për trajtim spitalor.
Mirëpo, një nga gjashtë persona, sëmuret rëndë dhe mund të zhvillojë vështirësi në frymëmarrje.
Në këto raste të rënda, virusi shkakton dëme në mushkëri, ndërsa sistemi imunitar i trupit e identifikon këtë rast, më pas zgjeron enët e gjakut në mënyrë që të hyjnë më shumë qeliza imune.
Ndërkaq kjo mund të bëjë që lëngu të hyjë në mushkëri, duke e bërë më të vështirë frymëmarrjen dhe mundëson që nivelet e oksigjenit të trupit të bien.
Për ta lehtësuar këtë, një ventilator makinerie përdoret për të shtyrë ajrin, me nivele të rritura të oksigjenit, drejt në mushkëri.
Ventilatori gjithashtu ka një lagështues, i cili shton nxehtësi dhe lagështi në ajrin mjekësor në mënyrë që të përputhet me temperaturën e trupit të pacientit.
Me këtë rast pacientëve u jepet ilaçe për të relaksuar muskujt e frymëmarrjes në mënyrë që t’u rregullohet plotësisht nga makina.
Njerëzit me simptoma më të buta ajrosen duke përdorur maska të fytyrës, të hundës, ose aparatura të gojës, të cilat lejojnë që ajri me presion ose përzierjet e gazrave të shtyhen në mushkëri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe