LAJMI I FUNDIT:

AGK dënon ashpër linçimet ndaj gazetarëve Xharra, Rexha e Jupolli

AGK dënon ashpër linçimet ndaj gazetarëve Xharra, Rexha e Jupolli

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dënon ashpër linçimet ndaj gazetarëve, Jeta Xharra nga BIRN, Xhemajl Rexha nga KTV dhe Fidan Jupolli nga T7.

Përmes një faqe në rrjetin social Facebook, gazetarët në fjalë janë cilësuar si mercenarë të njërit prej subjekteve politike në vend.

Linçimet dhe cilësimet e tilla, për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës janë tërësisht të papranueshme, cenojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe rrezikojnë klimën e të bërit gazetari në Kosovë.


Pavarësisht mospajtimeve e pakënaqësive, duhet të respektohet liria e shprehjes dhe mendimi ndryshe.

Kushdo që ka fakte për shpifje eventuale duhet t’u drejtohet institucioneve përkatëse dhe të ndjek rrugët ligjore.

AGK fton organet e rendit dhe të drejtësisë që sa më parë të merren me këtë rast në mënyrë që akterët e këtij veprimi të dalin para drejtësisë.

AGK po ashtu u bën thirrje partive politike që të distancohen nga veprimet e tilla të ulëta nga kushdo që vijnë ato dhe që polarizojnë shoqërinë, cenojnë lirinë e shprehjes dhe rrezikojnë demokracinë në vend.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori