LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Masakra e Izbicës është dëshmi e gjenocidit me të cilin u përball Kosova

Veseli: Masakra e Izbicës është dëshmi e gjenocidit me të cilin u përball Kosova

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar masakrën në Izbicë.

Veseli ka thënë se kjo masakër është dëshmi për gjenocidin me të cilin u përballë Kosova, e për të cilin gjenocid ende kërkohet që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.


“Sot, me dhimbje e nderim të thellë, kujtojmë Izbicën, vendin ku tragjedia njerëzore mori përmasa të papara, 147 qytetarë u masakruan nga armata serbe. Masakra e Izbicës, është dëshmi e gjenocidit me të cilin u përball tërë Kosova në fundshekullin e shkuar, dëshmi se shqiptarët ju pengonin vetëm pse ekzistonin”, shkruan Veseli.

Ai ka thënë se nuk do të harrohen kurrë krimet e kryera dhe se duhet të kërkohet që përgjegjësit të dalin para drajtësisë.

“Ne nuk do t’i harrojmë këto krime të kryera ndaj popullit tonë, nuk do ta harrojmë Izbicën dhe shpirtin e pa thyer të tyre, sepse, Izbica është vulë e përpjekjes tonë për liri dhe pavarësi. Për 147 viktimat e Izbicës dhe masakrat e tjera të kryera në Kosovë nga Serbia ne duhet të kërkojmë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimet e merituara për krimet makabre”, shkruan Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori