LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Konsulentëve të Biznesit propozon që të përfshihen profesionistët e certifikuar për zbutjen e krizës aktuale në vend

Këshilli i Konsulentëve të Biznesit propozon që të përfshihen profesionistët e certifikuar për zbutjen e krizës aktuale në vend

Drejtoresha Ekzekutive e Këshillit të Konsulentëve të Biznesit, Jehona Lluka i është drejtuar me një propozim ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin, përmes së cilit propozn që të përfshihen profesionistët e certifikuar për zbutjen e krizes aktuale në vend.

Si përfaqësues të elitës profesionale të Kosovës si anëtarë në BCC, përmes një letre ajo kapropozuar disa projekte për bashkëpunim të cilat mund të ndihmojnë Qeverinë e Kosovës dhe kompanitë kosovare që të kalojnë këtë krizë si rrjedhojë e pandemisë Covid-19.

“Zbatimi i projekteve qeveritare për ndihmën e sektorit privat gjatë krizës aktuale të bëhet përmes konsulentëve profesional të certifikuar me certifikatën ndërkombëtare CMC (Certified Management Consultant). Aktualisht, në Kosovë janë të certifikuar 40 konsulentë të cilët kanë njohuri në fusha të ndryshme të sektorit privat dhe publik. Përfshirja e konsulentëve menaxherial do të garantoi mbarëvajtje të fondeve publike si dhe ndikim pozitiv të këtyre fondeve. Këshilli i Konsulentëve të Biznesit do të bashkëpunoi ngushtë me Ministrinë e Financave dhe Transfereve për të ndarë listën dhe ekspertizën e konsulentëve profesionist”,thuhet në këtë propozim.


Po ashtu , Lluka ka propozuar edhe digjitalizimin e operacioneve të domosdoshme përgjatë krizave pandemike.

“Në muajin shkurt të këtij viti, Këshilli i Konsulentëve të Biznesit përmes donatorëve të ndryshëm dhe ekspert austriak, ka çertifikuar 28 ekspertë vendorë për transformim digjital. Pasi proceset e digjitalizimit të operacioneve janë të domosdoshme përgjatë krizave pandemike, qeveria të përdorë ekspertizën e konsulentëve lokal në këtë fushë duke angazhuar konsulentët e certifikuar me certikimin ekspert të transformimit Digjital, ekspert e-biznesi & Mediat Sociale, ekspert të sigurimit Kibernertik dhe mbrojtja e të dhënave, në mënyrë që të ndihmojnë institucionet e qeverisë dhe agjencionet për të menaxhuar me efikasitet këtë tranzicion”,thuhet nëpropozim.

Propozimi tjetër është edhe financimi iplatformave për shitjet online.

“Qeveria, përmes fondeve publike dhe në koordinim me donatorët, të financoj zhvillimin e platformave e-commerce për bizneset e mesme, duke mundësuar shitjen online të produkteve të ndryshme. Kjo jo vetëm kontribon në zbutjen e problemeve ekonomike gjatë pandemisë, por edhe fuqizon sektorin privat në formë afatgjate që ndihmon ekonominë e Kosovës në përgjithësi dhe rritjen e kapaciteteve të sektorit privat. Implementimi i këtij projekti poashtu mund të bëhet përmes angazhimit të ekspertëve të çertifikuar me çertifikatën për transformim digital (Certified Digital Transformation Expert)”, thuhet në letër.

Po ashtu në lidhje me digjitalizimin,propozohet që të subvencionohen edhe platformat për videokonferenca.

“Gjatë kësaj periudhe të pandemisë, të subvencionohen platformat e videokonferencave për bizneset e vogla dhe të mesme, agjencitë shtetërore dhe institucionet tjera të cilat evitojnë takimet direkte, duke mos cënuar afarizmin në vend. Në këtë formë, sigurohet edhe shëndeti publik por edhe vazhdimi i punëve në sektor publik dhe privat”, thuhet në letër.

Këshilli i Konsulentëve të Biznesit (BCC), përmes ekspertëve të saj, thuhet se mund të ndihmoj edhe në digjitalizimin e shpejtë të shkollave dhe universiteteve në Kosovë, duke mundësuar vazhdimësinë e edukimit të qytetarëve të Kosovës, pa cenuar kualitetin e mësimeve.

“Një projekt i tillë do të përfshinte pjesën harduerike dhe softuerike në të gjitha institucionet publike edukative. Në këtë kohë të vështirë që po kalon vendi, Këshilli i Konsulentëve të Biznesit shpreh gatishmërinë të ndihmoi në çdo formë që kërkojnë institucionet e vendit, prandaj, për çdo kërkesë apo bashkëpunim të mundshëm, jemi të gatshëm të takohemi për t’i diskutuar në detaje projektet e lartëpërmendura apo kërkesat shtesë që mund t’i keni”, thuhet në këtë propozim. /Telegrafi/