LAJMI I FUNDIT:

MASH: Mësimdhënësit të bëjnë vlerësimin e nxënësve sipas angazhimit të tyre

MASH: Mësimdhënësit të bëjnë vlerësimin e nxënësve sipas angazhimit të tyre

Procesi edukativo arsimor online tashmë po zhvillohet në forma të ndryshme nga shkollat fillore dhe të mesme. Secila prej tyre ka gjetur mënyrën më të përshtatshme për të lidhur kontaktin mësues-nxënës me qëllim zhvillimin e mësimit në distancë për shkak të virusit korona.

Nga Ministria e Arsimit edhe një herë kujtojnë udhëheqësit e shkollave se janë të detyruar të gjejnë formën e komunikimit të dyanshëm për zhvillimin e mësimit online. Sipas MASH-it, E-klasa ose platforma nacionale e unifikuar për vijimin e procesit edukativ-arsimor “online” është mundësi shtesë për ta lehtësuar mësimin në distancë.

“Është diçka shtesë për gjithë qytetarët e interesuar, për nxënësit e interesuar por edhe mësimdhënësit e interesuar ku përpunohen tema të caktuara, përmbajtje të caktuara në përputhje me programin mësimor. Atë që e bëjnë mësimdhënësit çdo ditë nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm, nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik ku kemi shkëmbim të të dhënave dhe zhvillim të procesit arsimor pa pjesëmarrjen fizike, ajo është e detyrueshme. Aq, më tepër kur e kemi parasysh dispozitën në dekrete se mësimdhënësit mund të bëjnë edhe vlerësimin dhe notim të nxënësve në përputhje me angazhimin e tyre të treguar gjatë kësaj periudhe”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arbër Ademi.


Ai e pranon se në E-klasa ka mungesa të shumta të video-leksioneve në lëndë caktuara. Për këtë, ai apeloi mësimdhënësit të krijojnë sa më shumë video të tilla dhe në këtë mënyrë të tregojnë edhe shkathtësitë e tyre për mësimin online.

Ai tha se notimi i nxënësve mund të mbetet në kompetencë të mësimdhënësve, edhe pse këtë të fundit akoma nuk ka një vendim përfundimtar./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori