LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: 27 marsi do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë

Spasovski: 27 marsi do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë

“Republika e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht është anëtarja e 30-të e NATO-s. 27 marsi do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë. E realizuam qëllimin e parë prej dy qëllimeve strategjike”.

Kështu ka shkruar në rrjetet sociale kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, pas zyrtarizimit të anëtarësimit të shtetit në NATO. Ai më tej shkruan se Maqedonia e Veriut në të ardhmen do të jetë faktor për sigurinë e rajonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht anëtare e NATO-s
Lexo po ashtu Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht anëtare e NATO-s

“Sot në Washington e deponuam instrumentin për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Republika e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht është anëtarja e re e 30-të e NATO-s. 27 Marsi do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë. E realizuam qëllimin e parë prej dy qëllimeve strategjike. E plotësuam ëndrrën e të gjitha gjeneratave të cilat u vendosën në realizimin e synimit prej dekadash të atdheut tonë për ta bërë anëtare të NATO-s”.

“Që sot jemi pjesë e proceseve globale dhe së bashku me partnerët tanë në Aleancë po bëhemi faktor stabilizimi dhe i sigurisë në rajon dhe së bashku me aleatët tanë do të ballafaqohemi me të gjitha kanosjet e sigurisë dhe do ta ruajmë paqen në botë. Të rrojë Republika e Maqedonisë së Veriut – vend anëtar i NATO-s”, ka shkruar Spasovski në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori