Nga momenti që unaza e fejesës lë kutinë dhe bëhet përfundimisht e juaja, kthehet në një objekt për të cilin duhet të tregoni kujdes të vazhdueshëm, në mënyrë që të ndriçojë, si ditën e parë
Nga gjërat e përditshmërisë, larja e duarve, rutina e kujdesit ndaj lëkurës, etj, unaza juaj do të humbë shkëlqimin e ditës së parë nëse nuk kujdeseni gjithashtu çdo ditë për të.
Pra, unaza e fejesës kërkon një pastrim të përshtatshëm dhe sistematik, më shpesh nga sa keni menduar deri më sot.
Ekspertët e industrisë kanë dhënë këshilla për gjërat që duhet të bëni ose jo në kujdesin ndaj unazes tuaj të çmuar, në mënyrë që edhe pas larjes së shpeshtë të duarve gjatë prezencës së COVID-19, të ndriçojë po njësoj.
Qëndroni pa unazë në shtëpi
Hiqeni nga gishti dhe vendoseni në një vend të sigurt, biem dakord të gjithë se unaza nuk do t’ju duhet as gjatë larjes së enëve dhe as gjatë gatimit. Mbajeni atë sa më larg ekspozimit me detergjentet, kini parasysh që edhe peceta e letrës me gjithë butësinë e saj, ka forcën për të dëmtuar metalin e unazës tuaj.
Themeluesja e “Mociun” rekomandon: “hiqeni unazën gjatë gjumit, dushit, gatimit apo gjimnastikës, përveç rasteve kur ushtroheni me bluzë mëndafshi…”
Njihuni me gurin dhe metalin e unazës tuaj
Nëse mendoni se nuk ka një vend të sigurt për të vendosur unazën përveç gishtit tuaj, është e rëndësishme të njihni në mënyrë thelbësore unazën tuaj, materialet që e përbëjnë atë. Diamantet dhe platini janë më rezistent, nga ana tjetër gurët e çmuar si rubini apo smeraldi duan më tepër kujdes.
Këshillat e ekspertëve konsistojnë në shmangien e kontaktit të unazës me substancat që e dëmtojnë atë, këtu kemi parasysh parfumin apo kremrat e ndryshëm.
Pastrojeni atë me mënyra të thjeshta
Mënyra më e sigurt për pastrimin e unazës tuaj nga papastërtitë është ajo më e thjeshta: pastrojeni atë me sapun të lëngshëm dhe ujë të ngrohtë.
Gjithashtu, me anë të një lupe, sigurohuni që guri i çmuar i unazës tuaj, të jetë i sigurt në vendin e tij, këshillon Class.
Çfarë s’duhet të bëni
Nëse unaza juaj ka gurë të çmuar, kini kujdes me mënyrat që do t’i pastroni ato. MOS përdorni furçën e dhëmbëve për të pastruar unazën tuaj, e dëmtoni shumë atë!
Mos përdorni sfungjer apo asnjë objekt tjetër që mund ta përdorni për pastrim në kuzhinën tuaj. Mënyrat e gabuara mund të bëjnë që unaza juaj të mos kthehet më kurrë siç ishte në fillim.
Kthejeni kujdesin ndaj unazës në një zakon
Të paktën një herë në muaj duhet të merreni seriozisht me unazën tuaj. Nëse e shihni që unaza nuk shkëlqen si ditën e parë, trajtojeni atë me kujdes duke e pastruar edhe më shpesh. Ka disa prerje gurësh që duan më tepër kujdes në pastrim dhe disa të tjerë që janë më rezistentë.
Ne ju sugjerojmë të shënoni në kalendar ditën që do t’i dedikoni unazës tuaj, në mënyrë që kjo rutinë, t’ju bëhet zakon i jetës tuaj të përditshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Hiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
Masturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj