LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qeveria duhet të mbrojë punonjësit shëndetësorë

OBRM-PDUKM: Qeveria duhet të mbrojë punonjësit shëndetësorë

Republika e Maqedonisë është e dyta në numrin e njerëzve me coronavirus në Ballkan, sipas numrit të banorëve. Kroacia, e cila është para nesh, ka 102 të infektuar për një milion banorë, e ndjekur nga Mali i Zi me 83 të infektuar për milion. Për shkak të kujdesit joadekuat në vend, 12 përqind e të infektuarve janë mjekë, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga atje thonë se Çdo qytetar duhet të mbrojë veten dhe të afërmit e tij dhe shëndetin e të gjithë qytetarëve.

“E gjithë kjo duhet të tejkalohet, dhe kuadri mjekësor duhet të mbrohet. Komisioni i Shëndetit i OBRM-PDUKM-së propozon si më poshtë:


1. Të gjithë punonjësit e shëndetit të kenë sasi të mjaftueshme të materialeve mbrojtëse.

2. Të përgatitet plan i Bardhë për institucionet e kujdesit shëndetësor në vend për t’u përgatitur për skenarin më të keq. Ky plan nënkupton ndërtimin e kapaciteteve dhe një përpunim të skenarit të hollësishëm të përshkallëzimit.

3. Testimi masiv i grupeve në rrezik, të kthyerit nga diaspora, testimi i të rinjve, testimi i rregullt dhe mbrojtja e planifikuese e mjekëve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

4. Organizimi i karantinave me kushte të përshtatshme”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Kalo në kategori