LAJMI I FUNDIT:

Rudina Hajdari: Përgëzoj Vjosa Osmanin për qëndrimin e saj tepër kurajoz

Rudina Hajdari: Përgëzoj Vjosa Osmanin për qëndrimin e saj tepër kurajoz

Rudina Hajdari, e bija e Azem Hajdarit, ka komentuar seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës ku u rrëzua Qeveria Kurti.

Hajdari përmes një postimi në Twitter, ka përgëzuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin, për qëndrimin e saj, ndërsa ka kritikuar ata që e duan vetëm xhepin e tyre dhe jo përparimin, transmeton Telegrafi.


Përgëzova sot zj. Vjosa Osmani për qëndrimin e saj tepër kurajoz. Sa herë dalin në skenë “tradicionalistat” & “luajalistët” e partive këtej nga fshatet tona të kalbura nga korrupsioni, shfaqet fytyra e vërtetë e atyre që nuk e duan përparimin por vetëm xhepat e postet e tyre”, ka shkruar deputetja Hajdari.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës është rrëzuar ditën e mërkure me 82 vota pro./Telegrafi/