LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu: Lëndët për shkeljen e orës policore, në procedurë

Nuhiu: Lëndët për shkeljen e orës policore, në procedurë

Që nga shpallja e orës policore gjithsej 391 qytetarë nuk e kanë respektuar këtë masë të Qeverisë, përfshirë këtu edhe mbi 60 raste të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit. Nga rastet e fundit, 11 prej shkelësve janë minoren dhe 6 të moshës mbi 67 vjeç.

Zëvendësministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, thotë se duke pasur parasysh që masa është shpallur vetëm para pak ditësh, numri i përgjithshëm i shkelësve të të njëjtës është i lartë.

“Për personat që janë deri në moshën 18 vjeçare, sigurisht që edhe ata do të kenë përgjegjësi kundërvajtëse. Ekziston edhe e ashtuquajtura përgjegjësia solidare, edhe e prindërve të tyre, për shkak të pakujdesisë prindërore. Është procedurë kundërvajtëse që parashihe dënim me gjobë. Është neni 205 i Kodit Penal që përcakton inkriminimin e veprimeve që çojnë deri tek përhapja e sëmundjes ngjitëse dhe në bazë të këtij neni parashihet dënim me burg prej 1 deri në 3 vjet. Kurse neni tjetër, 206, që parasheh mos respektim të urdhrave të organeve shtetërore. Këtu dënimi është prej 2500 euro deri një vit burg. Vështirësi kemi hasur edhe në Manastir, Veles, Prilep, Strumicë ku ka më shumë shkelës të orës policore”, pohoi Agim Nuhiu.


Në shumicën e rasteve qytetarët që shkelin orën policore, refuzojnë t’u binden autoriteteve, duke shfaqur vet besim që ata nuk do të preken nga virusi. Ndërkohë punonjësit e MPB monitorojnë gjatë tërë kohës 8 objektet hotelerie, prona juridiko-private, të cilat shteti i ka shndërruar në karantinë për 322 qytetarët që duhet të qëndrojnë në izolim te detyruar./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Lajme
Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Politikë
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Kalo në kategori