LAJMI I FUNDIT:

Të izoluar që dy javë, 17 mjekët e infermierët e Vitisë pritet që nesër të dalin nga karantina

Të izoluar që dy javë, 17 mjekët e infermierët e Vitisë pritet që nesër të dalin nga karantina

Para 14 ditësh, 17 mjekë e infermierë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të komunës së Vitisë, kishin pasur kontakt me personin e parë që doli pozitiv në testin për coronavirus (COVID-19) në Kosovë, e që ishte i moshuari, 77-vjeçar, që po trajtohet në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Sot është dita e fundit që 17 mjekët e infermierët e QKMF-së në Viti do ta kalojnë në karantimë, sepse që nga nesër ata pritet të dalin dhe të vazhdojnë jetën e punën e tyre normale.

Pritet që nesër të bëhet edhe një test nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në mënyrë që të vërtetohet se ata nuk janë të prekur me coronavirus.


Në një prononcim për Telegrafin drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli ka thënë se gjendja e 17 mjekëve e infermierëve është stabile.

Kadolli tha se të gjithë janë mirë me shëndet dhe se po presin që gjatë të premtes të bëjnë edhe testin e dytë i cili shpresojnë se do të dal negativ për të dal pastaj nga karantina.

“Ne jemi 17 veta, mjek e infermierë dhe të gjithë fatmirësisht jemi mirë me shëndet. Testi i parë të cilin e kemi bërë ka dal negativ. Nesër presim të bëhet edhe testi i dytë në mënyrë që të lirohemi nga karantina. Vazhdimisht jemi në kontakt me IKSHP në Prishtinë dhe IRSHP në Gjilan”, tha Kadolli.

Ndërsa kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i ka falënderuar mjekët e infermierët e Vitisë për sjelljen e tyre me përgjegjshmëri gjatë këtyre 14 ditëve sa kanë qëndruar në karantinë.

Haliti për Telegrafin tha se nesër pritet që ata t’i kthehen jetës normale, pasi sot është dita e tyre e fundit në karantinë.

“Gjendja është e mirë , sot është dita e fundit edhe sot janë në izolim që nga nesër do t’i kthehen jetës normale. Rezultatet e testit të parë kanë dalë negative, nuk e di nëse Instituti do të bëjë teste më. Unë i falënderoj për sjelljen e tyre me përgjegjshmëri”, tha Haliti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori