Të infektuarit nga coronavirusi në SHBA marrin ilaçin të cilin shumica e njerëzve e kanë në shtëpi!
Pacientët të cilët për shkak të koronavirusit janë seriozisht të sëmurë në shtetin Nju-Jork marrin doza të mëdha të vitaminës C
Kjo bëhet në bazë të raporteve premtuese që u ka ndihmuar shumicës së njerëzve në Kinën e goditur rëndë, transmeton Telegrafi.
Dr. Andrew G. Weber, pulmolog, ka thënë që pacientët e tij në kurën intensive me koronavirus menjëherë marrin 1.500 miligramë intervenoz vitaminë C.
Sasi identike të antioksidantit të fuqishëm sërish aplikohen tri deri në katër herë në ditë, ka thënë ai.
Kjo dozë është më shumë se 16 herë se sa rekomandimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, që përdorimi i vitaminës C, që është vetëm 90 miligram për meshkujt në moshë të rritur dhe gratë.
“Regjimi bazohet në trajtime eksperimentale të administruara te njerëzit me coronavirus në Shanghai, Kinë”, tha Weber. Sipas tij, pacientët që morën vitaminë C kanë bërë shumë më mirë sesa ata që nuk morën vitaminë C.
Zëdhënës Jason Molinet i Northwell, i cili operon 23 spitale, përfshirë Spitalin Lenox Hill në Manhattan’s Upper East Side, tha se vitamina C ishte duke u përdorur “gjerësisht” si një trajtim coronavirus në të gjithë sistemin, por vuri në dukje se protokollet e ilaçeve ndryshonin nga pacienti në pacient.
Që nga e marta, spitalet e Nju Jorkut kanë leje federale për të dhënë një koktej hidroksilkorin dhe azitromicina për pacientët e sëmurë në gjendje të rëndë.
Vitamina C është një vitaminë e tretshme në ujë që ka një rol të rëndësishëm në procese të ndryshme fiziologjike, ndër të cilat edhe forcimi i imunitetit dhe trajtimi i ftohjes
Ekspertët thonë se vitamina C ndihmon trupin, veçanërisht zorrët për të përthithur sa më shumë hekur.
Vetëm sigurohuni që të përdorni vitaminë C pa shtesa sheqeri. /Telegrafi/
Burimi: New York Post
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit