LAJMI I FUNDIT:

“Jetima e Ballkanit” ndajnë 50 pako ushqimore për familjet e banesave të banimit social në Drenas

“Jetima e Ballkanit” ndajnë 50 pako ushqimore për familjet e banesave të banimit social në Drenas

Hoxhë Halil Kastrati, së bashku më kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci, kanë ndarë paku ushqimore për 50 familjet e banesave të banimit social në Çikatovë të Re të Drenasit.

“Donacion ky i siguruar nga Shoqata Bamirëse “Jetima e Ballkanit”, ndërsa përzgjedhja e përfituesve është bërë në bashkëpunim me Komunën e Drenasit, respektivisht nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Kryetari Lladrovci, ka falënderuar Hoxhë Halil Kastratin për ndihmat që ka ofruar për qytetarët e Komunës së Drenasit, për të ju ndihmuar që të tejkalojnë gjendjen e krijuar nga pandemia globale e virusit COVID-19.


Kujtojmë që dje, 200 familje në nevojë të Komunës së Drenasit, kanë përfituar pako ushqimore, 25 kg miell, 2L qumësht dhe 2L lëngje, donacion ky nga “Elkos Group”, “Devolli corporation”, “Devolli Group” dhe ‘ETC””, thuhet në njoftimin për media.

Javën e ardhshme, Komuna e Drenasit, me buxhetin nga kategoria e subvencioneve do të ndajë 600 pako ushqimore për familjet në nevojë.

Ndërsa në mbledhjen urgjente të Kuvendit të Komunës, me vota unanime nga anëtarët e Kuvendit është miratuar propozim vendimi i Kryetarit Lladrovci, për ndarjen e 229.200 euro për të menaxhuar situatën e krijuar nga pandemia e virusit COVID-19. /Telegrafi/