Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka njoftuar se që nga dita e sotme të gjithë punëtorët që duhet të dalin në punë gjatë kohës sa është e kufizuar lëvizja, duhet të jenë të pajisur me një vërtetim si dëshmi se janë punëtor të kompanisë së caktuar.
Qalaj në “Zyrën e Ankesave” të RTV Dukagjinit, ka thënë se ky vërtetim mund të sigurohet për punonjësit nga kompanitë përkatëse, të cilat me kohë janë njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe Ministria e Tregtisë dhe Ambientit.
Drejtori i Policisë së Kosovës, bëri të ditur se kjo është urdhëresë nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.
“Që nga sot, kemi një urdhëresë e u.d të ministrit të MPBA-së, të gjithë qytetarët duhet të kenë leje nga punëdhënësi që është duke dalur në punë. MPBA në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë, kanë marrë një vendim që operatorët ekonomik të bëjnë listën e punëtorëve dhe pastaj të shtypen disa vërtetime që të dihet se personat janë punonjës së kompanisë së caktuar. Kompanitë besoj se janë njoftuar me kohë në lidhje me sigurimin e këtyre vërtetimeve”, tha Qalaj.
Këto vërtetime, mund të merren duke aplikuar përmes email adresës: lejet.mpbap@rks-gov.net
E në ndërkohë, ai tha po ashtu se bashkëpunimi i qytetarëve ka qenë mjaft i mirë edhe para vendimit të Qeverisë për kufizim të lëvizjes, por edhe tash kur është kufizuar koha se kur mund të lëvizin qytetarët nëpër rrugë.
“Që nga fillimi i implementimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes, kemi bërë fillimisht informimin e qytetarëve për këtë orar. Shumica e qytetarëve janë duke e respektuar, por edhe para vendimit të Qeverisë kanë qenë duke qëndruar brenda”, tha Qalaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025