LAJMI I FUNDIT:

Varhelyi: Planifikojmë që kornizën negociuese ta prezantojmë në qershor

Varhelyi: Planifikojmë që kornizën negociuese ta prezantojmë në qershor
epa07994871 European Commissioner-designate in charge of neighborhood and enlargement policy, Oliver Varhelyi from Hungary during his hearing before the European Parliament in Brussels, Belgium, 14 November 2019. EPA-EFE/OLIVIER HOSLET

Komisari evropian për zgjerim Oliver Varhelyi në konferencën për shtyp përmes video- linkut që ka mbajtur sot pasdite ka deklaruar se plani i tij është që korniza negociuese t’i prezantohet në qershor Këshillit me çka do të mund të mbahet konferencë ndërqeveritare.

Për shkak të kushteve që mbahen konferencat për shtyp në kontekst të karantinës në Bruksel, ato nuk mbahen më drejtpërdrejtë, por përmes video- konferencave.

AIM ka kontaktuar me kabinetin e komisarit Varhelyi dhe prej atje konfirmojnë se qershori është data në të cilën konsideron KE-ja.


“Do të fillojmë tani shumë shpejt të përgatisim kornizën, duhet të ulemi me dy vendet, planifikojmë ta vendosim këtë në rend dite para Këshillit sa më shpejtë të jetë e mundur, ose në qershor”, ka thënë Varhelyi.

Pas vendimit të sotëm të Këshillit që të hapen negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, KE tani ka për detyrë të përgatis kornizë negociuese- shtetet kandidate kanë poashtu obligim nga ana tjetër.

Me këtë deklaratë e qartë është se KE ka vizatuar datën për fillim të negociatave, madje menjëherë pas publikimit të raporteve të rregullta për progresin reformues të paraparë në maj.

Procesi bazohet në meritat vetanake, ka përsëritur mes tjerash eurokomisari.

Ndërkohë, ministri holandez për Punë të Jashtme, Stefan Bllok këtë e konfirmoi në deklaratën për MIA, por edhe në Twtiter, urdhrin e ambasadës holandeze të BE-së ku shkroi:

Maqedonia e Veriut ka bërë progres të dukshëm dhe Holanda e mbështet rekomandimin e Komisionit për fillim të negociatave. Për Shqipërinë punët janë më me nuanca. Mbeten çështje që kërkojnë vëmendje, por raporti i progresit tregon avancim në reformat poashtu, ashtu që Shqipëria është në rrugë të duhur, Këshilli vendosi se negociatat mund të fillojnë kur do të ketë progres përmbajtjesor për këto çështje, është qëndrimi zyrtar i Hagës.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori