LAJMI I FUNDIT:

Lenjani: Numri i aksidenteve automobilistike ka rënë dukshëm

Lenjani: Numri i aksidenteve automobilistike ka rënë dukshëm

Shefi i Repartit të Emergjencës, Basri Lenjani në një prononcim për RTV Dukagjinin ka thënë se me paraqitjen e rasteve me coronavirus në Kosovë, ka rënë numri i aksidenteve automobilistike.

Ai ka thënë se numri i rasteve që kërkojnë shërbime emergjente ka rënë në krahasim me ditët dhe javët paraprake, përcjell Telegrafi.


“Rastet që më së shumti kërkojnë ndihmë në klinikën emergjente janë ato me probleme kardiovaskulare, pulmologjike, metabole etj.”.

Ndërsa, sipas Lenjanit rastet nga aksidentet automobilistike janë në minimum.

“Në shërbimin emergjentë në krahasim me ditët e kaluara ka një rënie të numrit të rasteve nga aksidentet në komunikacion. Në ditët e zakonshme këto raste arrinin deri në 24 të lënduar, ndërsa brenda këtyre 24 orëve mund t’i kemi pasur një apo dy raste nga aksidentet e që kanë pasur lëndime minore”.

Kujtojmë, sipas të dhënave zyrtare çdo vit në Kosovë si pasojë e aksidenteve humbin jetën mbi 100 persona ndërsa numri i të lënduarve është shumë më i madh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori