Në 31 vjetorin e mbledhjes së Kuvendit të Kosovës, kur nën rrethim të hekurt nga forca të mëdha policore, u votua për suprimimin e autonomisë së Kosovës, ish-gazetari i RTV Dukagjini tash kryeredaktor në “RADIO 1”, Fitim Behluli, ka përkujtuar njërin nga protagonistët kryesor të asaj ngjarjeje, ish- deputetin Riza Lluka, i cili mori guximin të votojë kundër ndryshimeve kushtetuese, që Kosovën e zhvishnin nga autonomia.
Më poshtë po e publikojmë të plotë postimin e Fitim Behlulit dhe dokumentarin që shoqëron tekstin e tij.
“Në kujtim të ngjarjes dhe të një prej protagonistëve të saj, ish- Drejtorit tim, tashmë të ndjerë Riza Lluka
“Atë ditë edhe ajri ishte i ngrirë”.
Drejtor sot kur nuk je në mesin tonë, të them, pusho i qetë, sepse dinjitetshëm i ke bërë vend vetës në histori.
Sikur historiografia e popullit shqiptar të kishte kohë më të tepërt, sigurisht do bënte mirë të merrej me një rrëfim … ndoshta të lënë përgjysmë … Faqe të trasha të saj do shkruheshin, për një aparteid të paparë e çnjerëzor.
23 Mars 1989: Riza Lluka – me 9 delegatë të tjerë, nga gjithësejt’ 190 sa ishin në sallë (në mesin e tyre edhe shumë të paftuar), në Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, me gishtërinjtë kundër suprimimit të autonomisë së atëhershme të Kosovës, do të trandnin Jugosllavinë, themelet e së cilës ishin lëkundur veç, ditë më parë, të të njëjtit vit, nga galeria e nëntokës në ‘Trepçë’.
Pas veprimit të gishtërinjëve kundër dhe ngjarjeve që do pasonin në Kosovë, në shkëputjen filmike më poshtë, e gjeni edhe tërbimin e kasapit të fundit të Ballkanit, Millosheviç.
Miq, në shënim dhe kujtim të kësaj ngjarjeje, duke qenë shumë i nderuar që pata fatin të bashkëpunojë ndër vite në RTV ‘Dukagjini’, (deri në ditët e fundit të jetës së tij), me njeriun e çelikt, z. Riza Lluka, do të sjellë për ju një copëz (shkëputje) dokumentari, që i kushtohet kësaj periudhe, sa të rëndë aq edhe të ndjeshme.
Nuk thuhet kot se, një popull që e harron historinë e vet, është i predispozuar me përsëritjen e saj, andaj, ky regjistrim i bënë mirë brezave më të rinjë, por gjithsesi edhe ndërgjegjës së secilit prej nesh”, ka shkruar Behluli, i cili postimin e shoqëron me dokumentarin për këtë ngjarje.
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.
Suprimimi i autonomisë do të pasonte pushtimin e Kosovës me mijëra policë e ushtarë serbë, duke e vënë popullatën shumicë nën masa represive dhe aparteidi.
Nga 190 delegatët prezent në Kuvend, 10 prej tyre edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, do të votonin kundër këtij suprimimi, e në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.
Para 23 marsit 1989, muaji shkurt i të njëjtit vit do të karakterizohej me grevën e minatorëve të gjigantit Trepça, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës. Greva e minatorëve dëshmon se lëkundi themelet e ish-Jugosllavisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët