Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka folur për gjendjen e të prekurve nga kjo komunë me virusin COVID-19.
Ismjli, në një prononcim për RTV Dukagjini, ka thënë se tre pacientët nga Gjilani janë në gjendje të mirë shëndetësore ku njëri nga ta tashmë po trajtohet në shtëpi për shkak të simptomave të pakta që ka.
Ismajli thotë se nuk kanë mundur të testohen të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të infektuarit.
“Nga institucionet përgjegjëse janë marrë listat nga familjarët e tyre me kënd kanë kontaktuar. Para se të bëhen publike rastet e tyre ata kanë pasur hezitim për të bashkëpunuar me shëndetësinë, por në bazë të kontakteve që ne kemi bërë me shumë persona kemi arritur të sigurojmë më shumë emra që janë takuar me këta persona”, ka thënë Arbër Ismajli.
Nënkryetari i Gjilanit thotë se në këtë komunë gjatë këtyre dy-tri ditëve janë testuar rreth 80 persona dhe sipas tij për fat të mirë të gjithë kanë rezultuar negativ në test.
“Është edhe kërkesë e institucioneve shëndetësore që të mos bëhen teste pa pasur simptoma të prekjes nga coronavirusi”.
Ismajli thotë se një paciente nga kjo komunë që ka rezultuar pozitive me COVID-19 në fillim ka fshehur informacionet para ekipeve mjekësore e që ka rezultuar me lirim të saj.
Ai thotë se pacientja në fjalë kur ka shkuar në një klinikë private u ka treguar detaje për udhëtimin në Gjermani e që më pas është dërguar në Klinikën Infektive ku ka rezultuar pozitive.
Duke folur për rastin nga Zhegra, nënkryetari i Gjilanit thotë se familjarët e tij ende nuk duan ta besojnë se ai mund të jetë i prekur me virusin COVID-19.
“Sipas familjarëve ai nuk ka mundur të infektohet pasi nuk ka pasur kontakte”.
Ismaili thotë se për këtë shkak familjarët e të prekurit po insistojnë të testohet përsëri, pasi që deklarojnë se “nuk mund të ketë dalë pozitiv djali i tyre”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koci: Hetuesi policor është rikthyer në detyrë, nuk ka marr pjesë një asnjë tubim elektoral
U qëllua me armë nga i dashuri i gruas, detaje nga plagosja: Në kërkim 26-vjeçari
Ilire Dauti: Nuk do të pranoj që një pjesë e popullsisë të mos trajtohet në mënyrë të barabartë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025