Florim Isufi dhe Shpejtim Bulliqi kanë dhënë dorëheqje nga Komisioni për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Isufi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të gjatë në Facebook, ku i ka treguar edhe arsyet pse kanë dhënë dorëheqje.
Sipas tij, situata në të cilën gjendet shoqëria kosovare është shumë e rëndë dhe kërkon mobilizim maksimal për tejkalim sa më të lehtë.
Ai po ashtu shkruan se derisa Komisioni i autorizuar me vendim të veçantë të qeverisë, mblidhte, sistematizonte, përpunonte dhe analizonte informata të llojeve të ndryshme, ministri i punëve të jashtëm, shkonte në Podgoricë dhe deklaronte se kufiri është ‘demarkuar’ drejt, saktë dhe pa problem.
Lexoni të plotë postimin e Florim Isufit në Facebook:
Të nderuar miq!
Situata në të cilën po gjendet shoqëria kosovare është shumë e rëndë dhe kërkon mobilizim maksimal për tejkalim sa më të lehtë dhe të pranueshëm. Problemi me Covid-19-in, pa maturia politike dhe degradimi ekonomik na bënë të pyesim veten se në çka jemi tendosur kaq keq, të shtyrë nga papërgjegjësia, lakmia, egoizmi, inati i pa kuptimtë, tradhtia dhe gatishmëria për të prishur çdo gjë që është pak sa inicial për përmirësim të gjendjes së përgjithshme shoqërore.
Në këtë rast kur në Republikën e Kosovës u shënua viktima e parë nga virusi Covid-19, nuk e pamë të udhës të publikojmë shkrimin tonë të tërësishëm në lidhje me dy vjetorin e ratifikimit të marrëveshjes së delimitimit/”demarkimit” të vijës kufitare të Republikës së Kosovës me Republikën e Malit të Zi. Në këtë rast veç duam t’iu informojmë se që në fillim situata ishte e vështirë dhe e pa shpjegueshme.
Përderisa komisioni i autorizuar me vendim të veçantë të qeverisë, mblidhte, sistematizonte, përpunonte dhe analizonte informata të llojeve të ndryshme, ministri i punëve të jashtëm, shkonte në Podgoricë dhe deklaronte se kufiri është ‘demarkuar’ drejt, saktë dhe pa probleme. Një jo seriozitet i politikës kosovare karshi politikës së shteteve fqinjë, dëmtonte pa masë aktivitetin dhe mundimin e komisionit për përmirësimin e gabimeve të bëra nga komisioni paraprak. Përkundër vështirësive, komisioni arriti që të siguroj dhe publikoj në raportin e veçantë materiale me mbi 800 faqe, të cilat ishin zyrtare dhe të krijuara nga institucionet relevante shtetërore dhe politike të Kosovës. Raporti në gjuhen angleze tani është i vendosur në të gjitha bibliotekat kryesore të shumicës së shteteve perëndimore, si dhe në bibliotekën e Kongresit Amerikan. Këto dëshmi të cilat në një sistem socialist me një censurë të madhe dhe kontroll të jashtëzakonshëm, dëshmonin dhe dëshmojnë së kush ka administrua me atë territor, kush ka shpenzuar buxhet për zhvillim dhe mbikëqyrje të ati territori etj.
Përkundër publikimit të këtyre dokumenteve dhe prezantimit publik, prapë u gjenden disa amator qëllim keq që ende nuk dihet arsye pse u rreshtuan në pjesën antikombëtare dhe u avancuan si avokat të Malit të Zi nga radhët shqip folës të Kosovës. Historia do t’i radhitë në anën e erret kombëtare, sikurse i ka radhitë të gjithë ata deputet të Kuvendit të Shqipërisë së para Luftës së II-të botërore dhe ‘intelektual’ të asaj kohe që kontribuuan pa masë në dhënien e Shën Naumit ish-Jugosllavisë. Çdo kush me vetëdije apo nga lakmia e zgjedhë rrugën e vet, por mjerë ai njeri apo grup njerëzish që rreshtohen kundër popullit dhe vendit të vet.
Komisioni duke i parë gjitha këto, dhe jo angazhimin e politikës së jashtme të Kosovës nga qeveria e kaluar për organizimin zyrtarë të takimeve të komisionit të përbashkët për fillimin e korrigjimit brenda afatit të caktuar me marrëveshje, dhe duke parë gatishmërinë e kësaj politike për të neglizhuar punën praktike të këtij komisioni, ne që më datë 11.03.2020, kemi paraqit dorëheqjen nga ky komision pran kryeministrit të Republikës së Kosovës. Dorëheqja është pasoj edhe e koalicionit të ri, ku pjesë e qeverisë është një parti e cila me egërsi të pa parë e mbronte delimitimi/”demarkimin” e vijës kufitare sipas marrëveshjes së vitit 2015.
Tekstin e tërësishëm me të gjitha hollësitë dhe ngjarjet e zhvilluara nga formimi i komisionit deri me datën e dorëheqjes do ti publikojmë në kohë më të mirë, atëherë kur rreziku shëndetësor për popullsinë e Kosovës do të eliminohet tërësisht. Deri atëherë urojmë që institucionet relevante të Republikës së Kosovës të realizojnë punën me sukses, ndërsa shoqërisë kosovare i sugjerojmë respektim maksimal të udhëzimeve të dala nga këto institucione me të vetmin qëllim, minimizimin e dëmeve të shkaktuara nga Covid-19.
F.I. & SH.B”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025