Në Klinikën Infektive janë disa pacientë të infektuar me coronavirus nga 33 sa është gjithsej numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë.
Infermieri Fitim Havolli në DebatPlus në RTV Dukagjini tha se në Klinikën Infektive gjithmonë ka pasur epidemi të ndryshme, por tash nga kjo epidemi pandemi e shpallur ka bërë që të punojnë edhe më tepër që të mos i lënë asnjëherë pacientët vetëm.
“Fatmirësisht të gjithë pacientët janë mirë, po i përmbahen rekomandimet dhe ne me kënaqësinë më të madhe po u shërbejmë, pa pas frikë pa panik e me kujdes të shtuar, sipas rekomandimet që po na japin edhe IKSHPK edhe të tjerët. Kur e dinë me çfarë misioni në aspektin moral e profesional aspak nuk është e vështirë e lodhshme, por përkundrazi jemi shumë të kënaqur dhe do t’u ndihmojmë deri në fund dhe jam i bindur se do ta mposhtim këtë coronavirus i cili vërtetë po i shohim edhe vendet e tjera që i ka prek. Çka duhet me thënë është se shembujt e shteteve të tjera, sidomos të Italisë kemi pas një kujdes të mrekullueshëm në kujtimin e protokollit të punës brenda duke mos pasur kontakte me ata që asistojnë brenda, në mënyrë që të ruhet edhe stafi për shkak se në Itali ka pas jashtëzakonshëm të infektuar edhe nga stafi”, tha Havolli.
Tutje ai shtoi se në rast se infektohen edhe stafi duke marrë parasysh edhe mungesën tonë do të ketë problem si t’ia dalim ballë edhe të sëmurëve .
“Kujdesi jonë përveç që është edhe për pacientët është edhe për neve brenda dhe deri tani jemi jashtëzakonisht mirë t’u shku e deri në këto momente i gjithë stafi në Klinikën Infektive është shëndoshë e mirë, duke iu falënderu Zotit, punës e kujdesit por edhe pajisjeve të cilat po shihni që i kemi për këto momente të mjaftueshme për t’u përballur me këta të sëmurë. Falënderoj infermierët, mjekët të gjithë të cilët për asnjë moment edhe punëtorët e sigurimit që kanë bërë punën por edhe në gjithë Kosovën kudo që janë infermierët dhe mjekët i falënderojmë për angazhimin e tyre të pandërprerë për t’u përballur me këtë sëmundje. Po ashtu një apel për të gjithë qytetarët që të sillen komplet sipas rekomandimeve dhe thirrjeve që po i bëjnë për të mirën e familjeve tona, e baballarëve, gjyshërve duke marrë parasysh se mosha e shtyrë mund të ketë probleme”, shtoi ai.
Madje infermieri tha se deri tani të gjithë pacientët në këtë repart janë shëndoshë e mirë, dhe uroi që këta ta mposhtin dhe po ecim përpara.
“Unë nga dita e parë e konfirmimit të parë në Kosovë kam qenë kujdestar dhe mesazhi që është dhënë që ne do e mposhtim. I kam lutur familjen nga dita e parë që të ndahemi derisa të kalon kjo periudhë dhe nesër po futemi në ditën e 12-të edhe dy ditë do ta shohim, besoj se shëndosh e mirë janë”, përfundoi infermieri Havolli.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë
"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova
Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit
Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë
I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri
Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës
"Ndaj tij do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare" - klubi i Rubin Kazanit me reagim për situatën e Mirlind Dakut
Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan
Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së
PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit
Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi