LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon edhe sonte protesta në ballkone, Kurtit i kërkohet përgjegjësi që shkaktoi krizën dhe LDK-së ta tërheq mocionin

Vazhdon edhe sonte protesta në ballkone, Kurtit i kërkohet përgjegjësi që shkaktoi krizën dhe LDK-së ta tërheq mocionin

Sonte do të vazhdojë nata e tretë e protestës së qytetarëve nga ballkonet.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, “Replikë” a bërë me dije se përmes kësaj proteste po kërkohet tërheqja e mocionit të mos-besimit të LDK-së deri në tejkalimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe përgjegjësi publike e Kryeministrit për shkaktimin e krizës në qeveri në kohë pandemie.

Qytetarët edhe sonte vazhdojnë protestën përmes ballkoneve, si shenjë pakënaqësie për zhvillimet e fundit politike në vend
Lexo po ashtu Qytetarët edhe sonte vazhdojnë protestën përmes ballkoneve, si shenjë pakënaqësie për zhvillimet e fundit politike në vend

Komunikata e plotë:


Replike po vazhdon edhe sonte me protestë me të njëjtën metodë nga ora 20:00.

Gjeni kërkesat dhe arsyet e Protestojmë n’ballkon!

Kërkesat:

1. Tërheqjen e mocionit të mos-besimit të LDK-së deri në tejkalimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19
2. Përgjegjësi publike e Kryeministrit për shkaktimin e krizës në qeveri në kohë pandemie
3. Distancim të partive politike opozitare (PDK, AAK, Nisma dhe AKR) nga lufta e tyre e verbër për pushtet në kohë pandemie
4. Kërkim falje dhe përgjegjësi publike nga Presidenti për panikun e krijuar në Kosovë si pasojë e thirrjeve të tij të pa koordinuara mirë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Arsyet:

1. LDK nuk mundet që në një kohë krize ta prish qeverinë për një person ose interesa partiake, duke u treguar plotësisht jo-racionale dhe duke i rrezikuar dhe futur ne panikë qytetarët për të ardhmen e vendit në një kohë kur fokusi i vetëm dhe kryesor do të duhej të ishte mbrojtja nga virusi COVID-19. Çështjet e tjera mund të presin deri në tejkalim të kësaj situate. E rëndësishme dhe parësore duhet të jetë mirëqenia dhe shëndeti i qytetarëve. Kjo situatë e krijuar është duke ndikuar që qytetarët gjatë kohës që po përballen me mbrojtjen nga virusi, t’iu zvoglohet besimi në institucione dhe të rritet paniku.
2. Përkundër faktit që të gjithë e dijmë se Agim Veliu është person që e vendos interesin partiak para interesit të përgjithshëm, Kryeministri nuk është dashur ta shkarkoj në këtë situatë të shkaktuar nga COVID-19, duke e ditur që shkakton krizë në qeveri dhe duke e njohur partnerin e koalicionit. Në fund të fundit, Veliu është pranuar nga Kurti si ministër edhe përkundër faktit se të gjithë i dijmë kapacitetet e tij. Shkarkimi i tij ka mundur të ndodhë pas tejkalimit të pandemisë duke mos shkaktuar krizë në qeveri gjatë kësaj situate.
3. Partitë opozitare nuk munden me shfrytëzu këtë situatë të krijuar nga partitë qeveritare për të bërë fushatë elektorale, përkundrazi një opozitë e mirëfilltë kërkon që ta largoj vendin nga kriza në një kohë krize. Partitë opozitare nga fillimi i shkurtit në vend që të kërkojnë seanca për llogaridhënie të qeverisë për mbrojtje nga COVID-19, kanë vazhduar duke thirrur seanca për të bërë fushata elektorale dhe duke mbajtur fjalime të kota dhe jo-racionale.
4. Presidenti i Kosovës nuk mund të dal në kohë krize në media dhe të propozoj gjendje të jashtëzakonshme pa u koordinuar mirë me Kryeministrin. Përmes asaj seance për media, qytetarët janë vendosur në panikë duke mos e ditur as saktësisht çka do të ndodhë. Tash, Presidenti deklaron se nuk kemi nevojë për gjendje të jashtëzakonshme. Kjo është përgjegjësi publike e Presidentit dhe duhet të kërkoj falje që i ka vendosur qytetarët në panikë në situatë krize përmes lojërave të tij politike.

Ne sonte do të kërkojmë përgjegjësi publike dhe reflektim nga këta akterë politik për këto veprime të papërgjegjshme, inateve politike dhe interesave partiake në kohë krize shëndetësie përmes daljes të secilit prej neve në ballkon ose dritare në ora ‪20:00‬ për 5 minuta në të gjithë qytetet dhe fshatrat e Kosovës për të vazhduar që të krijojmë zhurmë me mjete të ndryshme të cilat nuk janë të rrezikshme si (çelësa ose tenxhere dhe lugë). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori