LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ndihmojnë Kosovën në evitimin e krizës së ushqimit për shpezëtarinë dhe blegtorinë

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ndihmojnë Kosovën në evitimin e krizës së ushqimit për shpezëtarinë dhe blegtorinë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka bërë të ditur se tashmë ka kanë arritur që të furnizohen me 100 ton sojë, nga Maqedonia e Veriut.

Mustafa këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku edhe falënderoi homologët e tij nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ë kanë bashkëpunuar për të evituar krizën e ushqimit për shpeztarinë e blegtorinë kosovare.


“Pas shumë koordinimesh me institucionet në Maqedoninë e Veriut, sot në Kosovë 🇽🇰 kanë hyrë mbi 100 ton sojë, ndër përbërësit kryesor të koncentratit ushqyes për shpezë. Së bashku me sasitë e mjaftueshme të misrit të siguruara nga Bullgaria, po ashtu në koordinim me institucionet atje, kemi evituar krizën e ushqimit për shpezëtarinë dhe blegtorinë kosovare”, shkruan Mustafa.

Ai po ashtu ka falënderuar edhe shoqatat e blegtorëve e shpeztarëve në Kosovë, për bashkëpunimin e tyre.

“Falënderim i veçantë për homologët nga dy shtetet mike, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, si dhe për shoqatat e blegtorëve dhe shpezëtarëve në Kosovë”, shkruan Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori