LAJMI I FUNDIT:

Vjen reagimi i parë i Vjosa Osmanit pasi LDK inicioi mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Vjen reagimi i parë i Vjosa Osmanit pasi LDK inicioi mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për herë të parë pasi partia në të cilën ajo bën pjesë, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka iniciuar mocionin e mosbesimit, për të rrëzuar Qeverinë Kurti.

Ajo shkurt ka bërë thirrje të luftohet pandemia COVID-19, e të ndalohet lufta ndaj njëri-tjetrit.

Këtë, Osmani e bëri në Twitter, si reagim të parë pasi refuzoi të nënshkruante mocionin e mosbesimit, për rrëzimin e qeverisë.


“Luftoni coronavirusin, mos e luftoni njëri-tjetrin”, ka shkrur Osmani në Twitter.