LAJMI I FUNDIT:

Hajdari takoi ambasadoren kroate, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë

Hajdari takoi ambasadoren kroate, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, takoi ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, ku kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

“Ministrja Hajdari dhe ambasadorja Barišić, diskutuan, me theks të veçantë, për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik, si dhe për mundësitë e shfrytëzimit të korridoreve të reja transportuese të mallrave në mes Kosovës dhe Kroacisë.

Ambasadorja kroate theksoi se Kroacia dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira, duke rikonfrmuar se Kroacia ka gatishmërinë për t’i mbështetur projektet ekonomike të Kosovës dhe për të bashkëpunuar në fushat me interes të përbashkët, sidomos në rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes të dy shteteve.


Hajdari, përveç që e njoftoi ambasadoren për ngjarjet aktuale dhe për masat e marra nga institucionet e Kosovës për shkak të gjendjes së virusit COVID-19, ajo e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të Kosovës me Kroacinë, në të gjitha fushat, e veçanërisht në ekonomi, investime dhe shkëmbime tregtare. Po ashtu, ministrja Hajdari e informoi ambasadoren edhe për gjendjen e ekonomisë së Kosovës dhe programin e ri qeverisës, ku parashihet përmirësimi dhe zhvillimi i ekonomisë së vendit në përgjithësi”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori