Rita Ora ka zbuluar një emblemë të re duke inkurajuar njerëzit të përpiqen dhe të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së pandemisë së coronavirusit.
Këngëtarja 29 vjeçare, të enjten përmes Instagramit të saj zbuloi bluzat dhe kapelet e reja me një logo dhe tekst të shtypur në ngjyrat e gjelbër dhe e kuqe, ku thuhet: “Ndaloni përhapjen, bëni pjesën tuaj”.
Krijuesja e hitit “How to be lonely” po e merr qartë kërcënimin e virusit pasi ajo ndau me ndjekësit edhe një fotografi tjetër ku shfaqej me maskë në fytyrë, shkruan DailyMail.
Krahas postimit, Rita shpjegoi se të ardhurat nga mallrat do të shkonin drejt Fondacionit të Kombeve të Bashkuara dhe Fondit të Përgjigjes së Solidaritetit të COVID-19 të Organizatës Botërore të Shëndetit.
Ajo shkroi: “Në rast se nuk e keni dëgjuar, unë kam filluar fushatën #StopTheSpread në mbështetje të fondacionit UN dhe WHO! Të gjitha të ardhurat shkojnë në Fondin e Reagimit të Solidaritetit COVID-19.
“Nëse doni të bëni diçka në lidhje me Covid-19 qëndroni të sigurt dhe të pastër, dhe bëni detyrën tuaj duke marrë këtë bluzë dhe ndihmoni kauzën! Linku është në InstaStory dhe në bio-n time në Instagram tani, ne mund ta bëjmë këtë së bashku”, ka shkruar këngëtarja shqiptare me famë botërore.
Në një deklaratë, Rita tha: “Covid-19 po ndikon botën në një mënyrë që askush nga ne nuk mund ta imagjinonte”.
“Gjatë muajve të fundit ne kemi parë që ky virus po përhapet në të gjithë botën duke mos kuptuar mjaft ndikimin e tij. Unë mendoj se deri tani të gjithë e kuptojmë se kjo është diçka që ka dhe do të vazhdojë të ketë efekte shkatërruese për të gjithë”, ka thënë artistja e lindur në Prishtinë.
Rita shpjegoi sesi kontaktoi Sir Bob Geldof për këshilla se si mund të bënte ndryshim në luftën kundër virusit.
Duke diskutuar mënyrat e mobilizimit të të rinjve, ata vendosën të krijojnë një emblemë që do të shtypet në veshje për t’u kujtuar njerëzve se “ne kemi një betejë për të luftuar së bashku”.
Rita tha: “Lutjet e mia u drejtohen të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit, duke luftuar kundër kësaj sëmundjeje, të frikësuar, të vetëm, duke punuar pa u lodhur në vijën e parë në profesionin mjekësor dhe për çdo person që kjo do të ndikojë. Faleminderit për të gjithë ata njerëz të përfshirë në përpjekjen për të luftuar efektet e kësaj pandemie globale. Të gjithë kemi një rol për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes”.
“Duke menduar për atë që mund të bëj për të provuar dhe ndihmuar, unë iu drejtova Sir Bob Geldof për këshilla se si të bëja më mirë çdo lloj ndryshimi. Bob ishte përtej falënderues, pasi sigurisht ai ka qenë mjeshtri i mobilizimit të të rinjve gjatë gjithë jetës së tij”, ka thënë Rita.
“Ai dhe unë kemi diskutuar mënyrat e mobilizimit dhe bashkimit të brezit të ri me mesazhe të qarta efektive”, shton Ora.
“Ideja e tij e parë ishte të krijonte një emblemë për të na kujtuar të gjithëve se kemi një betejë për të luftuar së bashku. Pasi punova në këtë simbol, ia dërgova Fondacionit të KB-së, i cili ndihmoi në krijimin e Fondit Përgjigjes të Solidaritetit COVID-19 për Organizatën Botërore të Shëndetit”, ka theksuar Rita.
“Fillova të diskutoj me ta se si mund të punojmë së bashku, për t’i inkurajuar njerëzit të bashkohen për të luftuar sa më shumë që të kemi mundësi përhapjen e këtij virusi. Ka gjëra të thjeshta që të gjithë mund të bëjmë për të bërë një ndryshim”.
Artikujt për shitje përfshijnë kapele, afishe dhe bluza me çmime që variojnë nga tetë dollarë deri në 50 dollarë.
Numri i njerëzve të diagnostikuar pozitivisht në Mbretërinë e Bashkuar arriti në 2.626, nga 1.950 të mërkurën. Janë testuar gjithsej 56.221 persona.
Pandemia gjithashtu ka çuar në anulimin ose shtyrjen e ngjarjeve të shumta sportive dhe kulturore në të gjithë globin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Valon Syla hedh poshtë aludimet se do të jetë analist në Big Brother VIP Kosova 3
Milaim Zeka i tregon Xhuli Nurës për gabimin që ka bërë në edicionin e parë të Big Brother
Rikthimi i dyshes që nisi serialin “Bad Boys”: Will Smith në rolin kryesor në një tjetër aksion
Reagimi interesant i Hailey Bieber mbi marrëdhënien e Justin-it me Diddy-n
Çfarë dinte Bono që e evitoi puthjen e Diddyt në Golden Globes 2014?
Justin Bieber tha se donte ‘të mbronte' Billie Eilish nga industria muzikore, në videon që u rishfaq pas arrestimit të Diddy-t
Yjet e famshëm pranojnë marrëveshje për pranimin e fajësisë për të shmangur akuzat në rastin e Diddy
Milaim Zeka i tregon Xhuli Nurës për gabimin që ka bërë në edicionin e parë të Big Brother
“Të dua shumë”, Albina Kelmendi dhe Valon Vataj festojnë dyvjetorin e martesës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia