Lidhja Demokratike e Kosovës tha se do të mbledhë nënshkrimet për të çuar në parlament mocionin e mosbesimit për qeverinë e kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të tretës së deputetëve të parlamentit. Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditës së parlamentit, jo më vonë se pesë ditë e as më herët se dy ditë nga data e parashtrimit të tij, thuhet në tekstin e kushtetutës.
Mocioni u paralajmërua të mërkurën vetëm disa orë pasi që kryeministri Albin Kurti shkarkoi ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkak të mospajtimeve rreth shpalljes apo jo të gjendjes së jashtëzakonshme, të cilën po e kërkon presidenti Hashim Thaçi, por pa pajtimin e kryeministrit.
Kryeministri Kurti, tha se do të pres të shoh veprimet e Lidhjes Demokratike para se të komentojë nismën e saj.
Të enjten, kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, bisedoi për këtë cështje edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se partia e tij “do të votojë për këtë mocion, sepse qeveria Kurti jo vetëm që do të jetë qeveria më jetëshkurtër por edhe më e dëmshmja për Kosovën. AAK përkrah një zgjidhje të shpejtë pas rrëzimit të Qeverisë përbrenda institucioneve të vendit”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha pas një takimi me zotin Mustafa se kjo parti e mbështet mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.
“Ishte konkludim i përbashkët se mocioni duhet të procedohet sa më shpejt, konform rregullave të parapara dhe se vendi nuk guxon të mbetet në vakum institucional”, tha zoti Limaj.
Nëse mocioni hidhet dhe miratohet në parlament, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja apo të provojë ngritjen e një qeverie të re. Lëvizja Vetëvendosje më 29 deputetë në parlamentin 120 vendesh, vështirë që mund t’i mbijetojë votës së mosbesimit.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, “nëse kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.
Askush nga përfaqësuesit politik nuk ka folur se cila mund të jetë zgjidhja e situatës së krijuar e cila nga vëzhguesit shihet si zhvillim i dëmshëm në kohë pandemie.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, shkroi në rrjetin twitter që “nëse “nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katastrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin”.
Shkarkimi i ministrit të Brendshëm, ishte çarja më serioze ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës i cili ishte përballur me mospajtime rreth tarifave ndaj mallrave serbe.
Lidhja Demokratike nuk është pajtuar me qëndrimin kryeministrit Kurti për heqjen e kushtëzuar të tarifave ndaj mallrave serbe, duke kërkuar që ato të hiqen tërësisht sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara, të cilat tashmë kanë pezulluar programe dhe kanë paralajmëruar sanksione të tjera nëse kjo nuk ndodhë.
Kryeministri Kurti ritheksoi të mërkurën qëndrimin e tij për heqjen e kushtëzuar të tarifave duke iu zëvendësuar ato me masa të reciprocitetit të plotë me Serbinë.
Të vendosura në nëntor të vitit 2018, tarifat çuan në pezullimin e bisedimeve Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit