MTI reagon për lajmet në lidhje me rezervat: Mos ngrisni tema që përhapin panik, të dhënat për rezervat shtetërore janë konfidenciale
Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ka reaguar ndaj publikimit të një lajmi në disa medie në lidhje me sasinë e grurit në rezerva dhe zhdukjen e një sasie nga rezervat shtetërore.
Kjo ministri në këtë reagim ka theksuar se vendndodhja e rezervave shtetërore është sekret shtetëror dhe të dhënat e tilla ruhen me konfidencialitet.
Publikimin e lajmeve të tilla e kanë cilësuar si përhapje të panikut dhe është veprim që dënohet me ligj.
“Sidomos në kohën kur i gjithë vendi përballet me gjendjen e pandemisë nga COVID 19. Ne jemi të angazhuar në maksimum që bashkërisht me prodhues dhe tregtues të grurit dhe miellit ta krijojmë SIGURINË MAKSIMALE TË FURNIZIMIT e paraqitur pas rritjes së papritur të blerjeve të miellit nga konsumatorët. Do ta tejkalojmë shpejt, bazuar në bashkëpunimin me të gjithë prodhuesit të cilët janë duke punuar me kapacitete të plota. Si dhe ne në vazhdimësi kemi sasi të importit dhe gradualisht kërkesa në treg po shënon rënie. Shkrimi në media i publikuar në situatën në të cilën gjendemi nuk i kontribuon mobilizimit të përgjithshëm shtetëror e qytetar. Rezervat shtetërorë menaxhohen bazuar në ligjin për rezerva shtetërorë dhe vihen në qarkullim prapë bazuar në ligj duke e vlerësuar situatën”, thuhet në reagim.
Në lidhje me sasinë e rezervave të cilat janë përfolur në lajme, Ministria thotë se nuk i lejon ligji të flasin.
“Si ministri jemi të angazhuar që qytetaret mos të ndjejnë mungesën e produkteve esenciale, ku të gjitha bizneseve u jemi falënderues për ndjenjën e përgjegjësisë për të qenë korrekt me klientët e tyre konsumator. Dhe i nxisim që të jenë në lartësinë e përgjegjësisë që e kanë këto kohë. Sasitë të cilat janë përfolur në shkrim nuk na lejon ligji t’i komentojmë. Njëjtë sikurse nuk na lejon i njëjti ligj që të flasim për ndonjë parregullsi në këtë çështje”, thuhet tutje në reagimin e MTI-së.
Ata kanë bërë thirrje që të mos ngritën tema të cilat mund të nxisin panik tek qytetarët e vendin, në këtë gjendje e cila tashmë është mjaftueshëm e vështirë
“Duke qëndruar në konsistencë të punës për tejkalimit të problemit ftojmë që mos të ngritën dyshime për temat të cilat nxisin panikun tek qytetarët, të cilët po përballen dhe ashtu me plot vështirësi në familjet e tyre. Jemi këtu të hapur për këdo bazuar në ligjet në fuqi që të ofrojmë transparencë për secilin problem. Me mirësjellje ju lusim që për shkak të rrethanave aktuale të qëndrojmë në linjë bashkëpunimi me ju për misionin tonë të shenjtë ruajtjen e shëndetit të qytetarëve përball rrezikut që na ka prekur, ne dhe tërë botën”, thuhet në reagim /Telegrafi/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje