LAJMI I FUNDIT:

Aurela Gaçe publikon fotografi nga periudha e vështirë e shtatzënisë: Karantinimi që zgjati gjashtë muaj e gjysmë në spital

Aurela Gaçe publikon fotografi nga periudha e vështirë e shtatzënisë: Karantinimi që zgjati gjashtë muaj e gjysmë në spital
Foto: Aurela Gaçe/Instagram

Vetë-karantinimi dhe qëndrimi në shtëpi ka bërë që shumë njerëz të gjejnë kohë për t’u kthyer prapa në kujtime të së kaluarës.

Një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe, e cila në një postim më ndryshe se zakonisht ka kujtuar një periudhë të vështirë në jetën e saj.

Bëhet fjalë për shtatzëninë e saj të dytë, të cilën ajo nuk e kishte përjetuar fare lehtë, pasi kishte kaluar plot gjashtë muaj e gjysmë në spital.


https://www.instagram.com/p/B9PrN5ygYQg/

Këtë gjë ajo e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram – fotografi të cilën e kishte realizuar gjatë asaj kohe.

Këngëtarja u ka bërë thirrje njerëzve për durim, pasi sipas saj çdo gjë do t’i vijë koha dhe do të kalojë, njëlloj siç kishte kaluar edhe faza e saj e vështirë e “karantinimit të vërtetë”.

Ky është postimi i saj i plotë (pa ndërhyrje):

“Nuk kam publikuar asnjehere foto nga “ditet e karantines time ” qe zgjati 6 muaj e gjysem ,gjate kohes qe prisja vajzen e dyte.
Fotoja e pare eshte gjate kohes kur numeroja javet e fundit ,teksa mundoheshim me mjeket qe te arrinim te preknim muajin e 9 . Periudha me vigona neper duar ishte 6 javore, e sigurisht as ulur nuk mund te qendroja….por ,periudha perpara ishte gjithashtu shume e veshtire. Mjeket me dhane urdher te qendroja ne shtrat ne menyre absolute qysh kur zbuluam shtatezanine . Mendojeni pak, jo 1 dite, jo nje jave, jo nje muaj. Nuk dihej sa mund te vazhdonte rreziku, keshtu qe isha e detyruar per shendetin e jeten e asaj krijese qe po rritej brenda meje. Vajza e madhe, Grace, donte te flinte me mua ,ta merrja ne krahe,te luanim sic ishim mesuar te benim cdo dite. Une sigurisht nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami te ngre ne krahe, ose pa dashje ti mund te godasesh barkun nese fle me mamin, atehere do lendojme motren ose vellane “-i thosha” . Ajo mundohej te kuptonte, packa se ishte vetem 4 vjeç. Me puthte ,mua edhe barkun ,aty ku packa se nuk e shikonte, e dinte se po vinte nje jetè e re. Ishte periudhe shume e veshtire per te gjithe ne.
Ne foton e dyte, ishte momenti qe do te shkonte me gjyshen e saj ne plazh ne javet e verës, e une s’mundesha te isha me te as per ta percjelle tek dera, e as ta puthja e ta perqafoja per jave te tera….nderkohe qe mami im ishte ne sherbimin tim gjithe kohes.
Gjate kohes se rrezikut, arrita vetem per 2 muaj e pak qe te ngrihesha e te kisha aktivitet, pastaj sic e shikoni ne spital.
Ne ate kohe, as nuk postoja gje, as i tregoja keto. A merzitesha? A qaja? Sigurisht qe po, por arsyeja pse po e kaloja kete “karantinim” ishte vetem e vetem per jeten e re qe po vinte ne familjen tone. Ju sot, mund te luani brenda shtepise, te gatuani, kerceni etj etj, por ka gra, te cilat s’kane mundur edhe per 9 muaj te bejne asgjeeee nga keto, ne emër te “JETËS” .
E nderkohe qe ju vazhdoni ti perqafoni femijet, une e gjithe grupi im, as nuk mundemi t’u afrohemi femijeve tane, akoma edhe 10 dite,pasi jemi veteizoluar per shkak se kemi qene ne udhetim. Prandaj, durim o miq, ne emer te “JETËS”. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B9zGxLCAFJj/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Kalo në kategori