Falë bashkëpunimit të presidentit të KOK-ut, Besim Hasani me ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, të ndihmuar nga zëvendëskryeministri Abdullah Hoti dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku, u gjet zgjidhja që falë humanitetit të Behgjet Pacollit, të ndihmuar edhe nga ish-ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Sir Alan Duncan, të bëhet kthimi emergjent i delegacionit të boksit në Kosovë.
Delegacioni tani është duke u dërguar për në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku do t’iu bëhen testet nëse janë të infektuar me koronavirus, ndërsa iu është thënë se do të mbyllen në karantinë 14 ditë.
“Sapo kemi arritur dhe tani jemi rrugës për në Menzën e Studentëve në Prishtinë, ku do të të na bëhen testet. Po ashtu, na është thënë se do të qëndrojmë aty për 14 ditë në karantinë”, thekson zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Demolli ka vlerësuar lartë përkushtimin e madh të KOK-ut dhe Qeverisë, si dhe humanitetin e ishkryeministrit, Behgjet Pacolli.
“Kemi udhëtuar si të ishim presidentë të SHBA-ve. Faleminderit presidentit të KOK-ut, Besim Hasani, MKRS-së, Qeverisë, që na siguruan udhëtimin me aeroplanin privat të humanistit të madh Behgjet Pacolli, të cilit përherë do t’i jemi mirënjohës. Gjithçka është kryer brenda 12 orëve.
Faleminderit të gjithëve që na sollën pranë familjeve tona”, ka shtuar Demolli.
E lumtur që u kthye në vendlindje është edhe boksierja Donjeta Sadiku, e cila kishte tuar një luftë në turneun kualikues, ndërsa në të dytën nuk arriti të garojë shkaku i pezullimit të garave.
“Faleminderit të gjithëve, veçanërisht Behgjet Pacollit. Do t’ia dimë për nderë që na mundësoi të kthehemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Po ndihemi shumë më mirë. Tani po na dërgojnë në Menzën e Studentëve për të na kontrolluar”, theksoi ajo.
Ekipi i boksit u përfaqësua me katër boksierë dy trajnerë dhe një zyrtarë në turneun kualifikues evropian Olimpik “Tokio 2020”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMourinho insiston të nënshkruajë me yllin e Barcelonës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Gary Nevillet i kërkohet të marrë drejtimin e Man Utd mes vështirësive të Amorimit
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova