Shkaku i shfaqjes së pandemisë COVID-19 e njohur si coronavirus, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ku pastaj i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend.
Mirëpo me këtë kërkesë të presidentit nuk është pajtuar kryeministri Albin Kurti. Kurti ka konsideruar se për një gjendje të tillë duhet të përcillet situata dhe të veprohet kur e kërkon nevoja, por tani për tani është i panevojshëm dhe nuk do të duhej të merrnin një vendim të tillë.
Lidhur me këtë mos-koordinim të Presidencës dhe Qeverisë, Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka thënë për Telegrafin se ky mos-koordinim nuk iu ndihmon qytetarëve.
“Besoj se situata e tashme duhet të qartësohet përmes votimit në Parlamentin e Kosovës. Pra, Parlamenti e ka fjalën. Edhe Qeveria, edhe Presidenti duhet ta respektojnë votën e Parlamentit të Kosovës. Sidoqoftë, ajo që kemi parë mbrëmë, duket qartë një mos-koordinim midis institucioneve dhe kjo nuk i ndihmon qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka shtuar se gjendja e jashtëzakonshme nuk është masë dëmtuese në këtë rrethanë.
“Thelbi i aspektit të sigurisë, nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme, ka të bëjë jo vetëm me coronavirusin, por edhe me vendosjen e FSK-së në tërë territorin e Kosovës. Pse do të duhej të jemi kundër një nevoje të tillë? Më e rëndësishmja në tërë këtë situate, është ruajtja e qetësisë së qytetarëve, mos të krijohet panik dhe mos-rënia në provokimet e mundshme që eventualisht mund të shihen”, ka thënë Ahmeti.
Por, ndryshe mendon eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja.
Qehaja në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është e panevojshme shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.
“Mos-koordinimi i Presidencës me Qeverinë nuk i kontribuon situatës së tërësishme në vendin tonë sepse koordinimi në mes institucioneve duhet të jetë prezent gjithnjë. Në momentin aktual me këta 19 persona të prekur me coronavirus dhe gjitha masat që i ka ndërmarr Qeveria e që unë i vlerësoj si të mira, konsideroj se futja e gjendjes së jashtëzakonshme në vendin tonë në momentin aktual nuk është e nevojshme”, ka thënë Qehaja.
Ai ka shtuar se tradicionalisht gjendja e jashtëzakonshme shpallet kur ka rrezik fizikë për destabilizimin e situatës së sigurisë, nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, por edhe në raste të fatkeqësive natyrore. Në rastin konkret rreziku vjen nga një epidemi e “padukshme” e cila e ka kapluar globin dhe nuk ka adresë mbi bazën e së cilës gjendja e jashtëzakonshme do t’i kundërvihej./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje