LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nuk kemi nevojë të shpallim gjendje të jashtëzakonshme për coronavirus

Kurti: Nuk kemi nevojë të shpallim gjendje të jashtëzakonshme për coronavirus

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se si Qeveri e re janë  shembull në rajon për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Këtë deklaratë Kurti e bërë sonte gjatë konferencës së jashtëzakonshme.

“Kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi një disiplinë shoqërore e qytetare e cila ka bërë që sot në Kosovë të kemi jo më shumë se 20 persona, nga të cilët vetëm i moshuari 77 vjeçar ka maskë oksigjeni. Dy prej tyre janë liruar dje në shtëpi për trajtim shtëpiak në vetizolim. U jam mirënjohës e falënderuese mjekëve, policëve, farmacistëve, punëtorëve në markete, shpërndarësve të barnave, etj”, ka thënë Kurti, përcjell Telegrafi.

Kurti ka shtuar se Republika e Kosovës i ka diku rreth 130 respiratorë, dhe për fat të mirë nuk ka ndonjë rast të rëndë që ndonjëri nga këta respiratorë të funksionojë.

Kryeministri foli edhe për kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

“Situata është nën kontroll dhe e menaxhueshme. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë u propozua që të kemi shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo kërkesë për mua ishte e paarsyeshme, e palogjikshme, e panevojshme. Kishim insistim të parapërgatitur nga presidenti që me çdo kusht të shkohet me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Jemi në pritje të përgjigjes së Kuvendit për këtë kërkesë të presidentit për gjendje të jashtëzakonshme. Unë jam i bindur që nuk ka nevojë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme”, tha Kurti.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë 20 raste të konfirmuara me coronavirus./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori