LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi “ndihmon” për të vendosur një rekord të ri – realizohet fluturimi komercial më i gjatë i planifikuar ndonjëherë në botë!

Coronavirusi “ndihmon” për të vendosur një rekord të ri – realizohet fluturimi komercial më i gjatë i planifikuar ndonjëherë në botë!

Mund të ketë shumë lajme në lidhje me fluturimet për momentin, por një kompani e vogël ajrore e Paqësorit ka thyer një mori rekordesh botërore.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një aeroplan i Air Tahiti Nui 787 sapo ka përfunduar fluturimin më të gjatë komercial në botë ndonjëherë, fluturimin më të gjatë vendas ndonjëherë dhe më të gjatë duke përdorur një Dreamliner.


Siç bëhet e ditur, udhëtimi nga Pape’ete në Tahiti (Papeete, në Tahiti, është kryeqyteti i Polinezisë Franceze, një grup ishujsh në Paqësorin e Jugut)
për në Paris në Francë, mbuloi 15.715 kilometra dhe zgjati 15 orë e 45 minuta.

Rekordi për një shërbim të rregullt komercial, siç thuhet më tej, është rruga e Singapor Airline ndërmjet Singaporit dhe Newark, që është 15,343 kilometra.

Zakonisht, udhëtimi përfshin një ndalesë në Los Angeles, por për shkak të rregullave të reja të cornonavirusit në SHBA, vendimi u mor për të bërë udhëtimin pa ndalesë.

Raportohet se fluturimi TN64 u ngrit nga Pape’ete në 3 të mëngjesit, me orën lokale më 15 mars, dhe zbarkoi në Francë në orën 5.54 të mëngjesit më 16 mars (gjithashtu me kohën lokale). /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante

"Përqafoi" mbi një mijë pemë për një orë, burri nga Gana shënon rekord të ri botëror

Fun
Pamje madhështore të vendeve më të bukura të botës nga droni (Foto)

Pamje madhështore të vendeve më të bukura të botës nga droni (Foto)

Fun
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
Kalo në kategori