LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Drenasit: Nuk kemi asnjë rast me coronavirus

Komuna e Drenasit: Nuk kemi asnjë rast me coronavirus

Komuna e Drenasit, ka dalë me një sqarim pasi lajmit të plasuar në disa media se në këtë komunë është një person i dyshuar me coronavirus.

Komuna e Drenasit njofton qytetarët se deri më tani në këtë komunë nuk ka persona të prekur me (COVID-19).

“Në media është raportuar se një person i dyshuar është dërguar për në QKUK në Prishtinë si i dyshuar me coronavirus, ndaj ftojmë të gjithë qytetarët të mos krijojnë panik, sepse nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19 në Drenas. Ftojmë mediat dhe qytetarët, të mos krijojnë panik pa nevojë dhe pa burime të konfirmuara.Kujdes Po, panik JO”,  thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Ndryshe, që nga dita e premte në Kosovë janë konfirmuar 16 raste të prekur me coronavirus, 10 prej tyre janë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së./Telegrafi/