LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Qendrës së Studentëve: Nuk po i përgatisim konviktet për karantinë, vetëm po i pastrojmë

Drejtori i Qendrës së Studentëve: Nuk po i përgatisim konviktet për karantinë, vetëm po i pastrojmë

Situata e krijuar pas paraqitjes së rasteve të konfirmuara me coronavirus (Covid-19), ka shkaktuar panik dhe pakënaqësi te studentet, të cilat banojnë në Qendrën Studentore në Prishtinë.

Vajzat që banojnë në Konviktin numër tre, janë ankuar se gjësendet e tyre personale, sipas tyre janë grumbulluar në korridorin e konviktit, ndërsa edhe pse njëra nga to kishte shkuar t’i marrin, nuk ishin lejuar.


Në lidhje me këtë Telegrafi ka kontaktuar me drejtorin e përgjithshëm të Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, i cili ka mohuar se konviktet e QS-së janë duke u përgatitur si hapësirë për karantinë.

Sfishta tha se konviktet janë duke u pastruar pas largimit të studentëve.

Gjithashtu, ai theksoi se nuk kanë marrq asnjë urdhër, apo vendim që Qendra Studentore do të përdoret si karantinë për personat që dyshohen se janë të infektuar me cornavirusin Covid-19.

“Në Qendrën e Studentëve çdo send që është e studentëve ështëë nëpër hapësirat e tyre është shumë e sigurt. Konviktet janë duke u pastru, për shkak se studentët kanë dal të enjten dhe të premten, kanë dal prej panikut dhe e kanë lënë ashtu si e kanë lënë. Ne nuk kemi kurrfarë urdhërese, ose ndonjë vendim prej dikujt që do të shëndërrohet Qendra e Studentëve në karantinë. Aty ka vetëm bërllog, letra të studentëve që janë mbledh nëpër korridore e hapësira tjera. Gjësendet personale janë aty ku studentët i kanë lënë”, tha Sfishta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërcënoi Përparim Ramën dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, policia arreston të dyshuarin

Kërcënoi Përparim Ramën dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, policia arreston të dyshuarin

Lajme
Banorët e lagjes

Banorët e lagjes "Kalabria" mblidhen para Komunës së Prishtinë, pakënaqësi të shumta për planin rregullues

Lajme
IKD: Shteti vazhdon t’i përjashtojë pensionistët duke mos i harmonizuar pensionet me koston e jetesës siç ua garanton ligji

IKD: Shteti vazhdon t’i përjashtojë pensionistët duke mos i harmonizuar pensionet me koston e jetesës siç ua garanton ligji

Lajme
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Lajme
Mashtruan një qytetar kinse ia kanë shitur banesën duke ia marrë 90 mijë euro, arrestohen dy të dyshuarit në Prishtinë

Mashtruan një qytetar kinse ia kanë shitur banesën duke ia marrë 90 mijë euro, arrestohen dy të dyshuarit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Kalo në kategori