LAJMI I FUNDIT:

Turqi, pezullohen të gjitha namazet me xhematë

Turqi, pezullohen të gjitha namazet me xhematë

Autoriteti i lartë fetar i Turqisë ka pezulluar faljen e të gjitha namazeve me xhematë në xhamitë e vendit, përfshirë namazin e Xhumasë, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së coronavirusit, raporton Anadolu Agency.

Ali Erbaş, kreu i Drejtorisë së Çështjeve Fetare, tha se xhamitë do të mbeten të hapura për ata që duan të falen dhe të luten në mënyrë individuale.


“Në këtë proces është e mjaftueshme të falim namazin e drekës në vend të namazit të Xhumasë”, tha ai.

Erbaş theksoi se të gjithë shtetasit turq që kanë qenë në Umre në Arabinë Saudite, në një udhëtim të organizuar nga qeveria, janë rikthyer në Turqi.

Ai shtoi se 390 qytetarë turq që kanë udhëtuar në Arabinë Saudite nëpërmjet udhëtimeve private, do të kthehen sot dhe do të vendosen në karantinë.

Coronavirusi i ri i cili dhjetorin e kaluar u shfaq në qytetin kinez Wuhan, është përhapur në të paktën 146 vende dhe territore, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur pandemi botërore.

Sipas Worldometer, faqes së internetit që publikon të dhënat për rastet e reja, nga afërsisht 174.600 raste të konfirmuara, numri i të vdekurve është rreth 6.700 ndërsa më shumë se 77.500 prej tyre janë shëruar.

Numri aktual i rasteve aktive është rreth 90 mijë me 93 për qind në gjendje të lehtë dhe 7 për qind në gjendje kritike.

Në trend Botë

Më shumë
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Evropa
Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori