LAJMI I FUNDIT:

Microsoft lanson hartën interaktive, që në kohë reale gjurmon nëpër botë përhapjen e coronavirusit

Microsoft lanson hartën interaktive, që në kohë reale gjurmon nëpër botë përhapjen e coronavirusit

Motori i kërkimit të kompanisë amerikane Microsoft, Bing, ka lansuar një aplikacion që përcjellë në kohë reale të dhënat për përhapjen e virusit COVIT-19.

Kjo platformë është lansuar nga inxhinierët e kompanisë Microsoft, që konsiderohet si një nga kompanitë më të mëdha në botë të teknologjisë informative, transmeton Telegrafi.


Aty mund të gjeni të dhëna për rajone apo shtete të ndryshme që janë prekur nga coronavirusi. Të dhënat e vdekjeve, numri total i të konfirmuarve që janë infektuar si në nivel shteti ashtu dhe në atë global.

Aty janë futur të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve si dhe Qendra evropiane për Kontroll dhe Preventiv të sëmundjeve.

Aplikacioni është i disponueshëm në versionin desktop, mobile dhe përdoruesit mund të monitorojnë hartën dhe të gjejnë të dhëna për vendet që ata kanë shprehur interesim.

Nëse klikoni një qytet të caktuar, do të merrni të dhënat për gjithçka që ka ndodhur në atë vend si pasojë e coronavirusit. Gjithashtu do të mund të informoheni për numrin e konfirmuar të infektuarve dhe të vdekurve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori