LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Nuk është e rëndësishme a do të shpallet gjendje krize, masat duhet të zbatohen

Filipçe: Nuk është e rëndësishme a do të shpallet gjendje krize, masat duhet të zbatohen

“Nuk ka ndryshim të numrit të të sëmurëve nga koronavirusi. Gjendja e të sëmurëve nuk ka ndryshuar. Nëse do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme apo gjendje krize, nuk është me rëndësi. Me rëndësi është të zbatohen masat të cilat në momentin e dhënë duhet të zbatohen. Qasja jonë është më e ashpër dhe me kohë”.

Këtë e deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për në “Sllobodna TV”. Ai ju bëri thirrje qytetarëve që t’i kufizojnë lëvizjet e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me rëndësi është të zbatohen masat të cilat në momentin e dhënë duhet të zbatohen. Qasja jonë është më e ashpër dhe me kohë. Ne vendosëm dhe zbatuam masa në kohën kur vendet e tjera këtë nuk e bënë. Ky është thelbi në përballjen me këtë problem. Sa më pak lëvizje, më pak gjasa për t’u bartur virusi. Në Itali pati skenar në të cilin shumë bartës ishin të vetëdijshëm. Prandaj dëshirojmë që lëvizjet të qetësohen. Kjo është mënyra e vetme për t’u parandaluar infektimi”, theksoi Filipçe.


Lidhur me të sëmurët, Filipçe tha se gjendja e tyre është e pandryshuar dhe se shumë kujdes po i kushtohet pacientes e cila ndodhet në aparat respirator.

“Mu pas vendosjes në aparat, ata parametra të cilët presim të përmirësohen, u përmirësuan, por kjo mund të mos thotë asgjë. Komplikimi mund të paraqitet në çfarëdo momenti. Nuk ka pacientë të rinj të paraqitur”, theksoi Filipçe.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori