LAJMI I FUNDIT:

Demonstruesit në Francë nuk e përfillën ndalesën për grumbullim shkaku i coronavirusin, iu kundërvunë dhunshëm policisë në demonstratat kundër qeverisë

Demonstruesit në Francë nuk e përfillën ndalesën për grumbullim shkaku i coronavirusin, iu kundërvunë dhunshëm policisë në demonstratat kundër qeverisë

Në Francë janë zhvilluar demonstrata të dhunshme kundër qeveritare, megjithëse autoritetet e sigurisë kanë kërkuar që të mos ketë grumbullime në masë, nga frika e përhapjes së coronavirusit.

Më se 800 demonstrues, iu kundërvunë dhunshëm policisë, derisa kërkonin largimin e presidentit Emmanuel Macron dhe administratës së tij, transmeton Telegrafi.


Gjatë orëve të vona të pasdites, pjesëtarët e Jelekëve të Verdhë ia kanë vënë flakën disa veturave dhe i sulmuan mbrojtësit e rendit, të cilët hodhën gaz lotsjellës. “Kemi arrestuar 20 persona, shkaku i ushtrimit të dhunës dhe mos bindjes nda përsonave zyrtar”, thuhet në raportin e policisë.

Afër Ministrisë Financave, i është vënë zjarri disa motoçikletave të parkuara, ndërsa zona është përfshirë nga re të dendura tymi.

Kjo është fundjava e 70-të, që kur kjo lëvizje demonstron ndaj qeverisë, ndërsa pjesëtarët e saj mbajnë të veshur jelekët e verdhë fluoreshent si simbol dallues për punonjës.

Mirëpo, organizimi i fundit është zhvilluar kur Franca është përfshirë nga pandemia e coronavirusit, ndërsa grumbullimet në masë, përbëjnë rrezik për përhapjen e infeksionit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori